Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Njoftim i agjencisë “Hallall”

Njoftim i agjencisë “Hallall”
Meqenëse kohëve të fundit, siç bëhet e ditur, në treg është paraqitur një produkt i deklaruar me përbërje të yndyrës së derrit dhe me logon “Hallall” (“napolitanka” e firmës “FAMA Trade”), njoftojmë opinionin se shenja e stampuar mbi produktin e paraqitur në rrjetet sociale dhe në disa portale nuk është e agjencisë “Hallall” të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ne shprehim shqetësimin tonë për produktet e këtilla, të deklaruara si “Hallall” dhe i dënojmë rastet manipuluese me konsumatorët e konfesionit islam. Ndërkohë, në kuadër të kompetencave tona, të pozitës juridike të BFI-së, do të kërkojmë nga institucionet shtetërore që e përcjellin tregun që ta verifikojnë rastin dhe të ndërmarrin masat ligjore.
Njëherësh, i bëjmë apel popullatës myslimane rastet e këtilla, ose të ngjashme, t’i denoncojnë tek agjencia “Hallall” e BFI-së.
Agjencia për standardin “Hallall” e BFI-së

Kështu duken logot e agjencisë “Hallall” të BFI-së (njëra kolor, tjetra bardhezi)

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni