Drejtuar:
– Muftinive të BFI-së
– Qendrave islame në diasporë
– Institucioneve fetaro-arsimore të BFI-së
NJ O F T I M
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV Ju njofton se me rastin e ardhjës së Kurban Bajramit, i cili sipas Takvimit është më 11. 08. 2019, organizon tubimin e kurbanave të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blehen dhe theren kurbanat. Ndërkaq mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup.
Sasia e cila tepron nga nevojat e Internatit-kuzhinës të Medresesë do t`u shpërndahet familjeve në nevojë.
Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 120,- euro, (ose në kundërvlerë të 120,- euro) ndërkaq, pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 10 Gusht 2019.
Në fund, lusim All-llahun xh. sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.
Vesselamu alejkum…
Reisul-Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.