Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim
tika-1
Restaurim për tre simbolet e Shkupit
Të enjten më 17.11.2016 në ambientet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, ekselenca e Tij Reisul Ulema H. Sulejman ef., Rexhepi dhe Drejtori i Agjencisë Tika z. Temoan Tiryaki, nënshkruan marëveshjen për restaurimin dhe planifikimin hapësinor të tre xhamive të periudhës osmane në Shkup.
Me rastin e fillimit të punimeve konstruktive për “Restaurimin e xhamive të periudhës osmane Sultan Murat, Ishak Bej (Allaxha) dhe Husejin Shah në Shkup”. Punimet de të realizohen nga TIKA në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë dhe Ministrinë e Kulturës.
Pas ceremonisë së nënshkrimit u mbajt konferencë e përbashkët për media.
Tiryaki tha se TIKA në Maqedoni dhe Ballkan ka realizuar projekte dhe aktivitete në fusha të ndryshme. “Në kuadër të kësaj, janë përfunduar punimet e projektimit, janë caktuar firmat përmes tenderit dhe kanë filluar punimet e restaurimit për xhamitë Sultan Murat, Allaxha dhe Husejin Shah, punimet projektuese të të cilave i kemi filluar vitin e kaluar”, u shpreh Tiryaki, i cili theksoi se xhamitë që do të restaurohen janë ndër objektet më të rëndësishme të periudhës Osmane në Shkup dhe se ato janë simbolet e qytetit.
“Shpresojmë që brenda dy apo dy viteve e gjysmë ta përfundojmë restaurimin e këtyre objekteve dhe sërish t’ua dorëzojmë Bashkësisë Islame”, tha Tiryaki, duke falënderuar më tej Bashkësinë Islame të Maqedonisë për mbështetjen e ofruar.
Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi tha se në këtë ceremoni është nënshkruar marrëveshja për restaurimin e tre xhamive të cilat janë monumente historike dhe të mbrojtura me ligj.
“Falënderojmë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA për restaurimin e xhamisë Husejin Shah, e cila është një ndër xhamitë e para të ndërtuara në Maqedoni në periudhën Osmane, xhamisë Sultan Murat, e cila është ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, dhe xhamisë Allaxha, e cila pranohet si njëra ndër monumentet e rralla historike”, tha efendi Rexhepi, duke shtuar se bashkëpunimi mes Bashkësisë Fetare Islame dhe TIKA-s është në nivelin më të lartë.
Rexhepi më tej theksoi se viteve të fundit TIKA ka punuar jo vetëm në mbrojtjen e xhamive, por edhe të gjithë trashëgimisë aktuale kulturore të periudhës Osmane.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua dhe u ra dakord që me mbarimin e vitit akademik 2016-2017 TIKA do të fillojë me punimet për plotësimin e mungesave të Medresesë Isa Beu në Shkup dhe konviktit të tij.
Ndërsa gjatë restaurimit, tre xhamitë do të jenë të mbyllura për adhurim

Comments are closed.