Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Nënkryetari i Dijanetit të Turqisë takon Reisul Ulemane e BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi [:]

[:al]

Sot, 07.12.2018, pas faljes së namazit të Xhumasë, Reisul Ulema  i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi  i shoqëruar nga  Sekretari i Përgjithshëm i BFI z. Irsal ef Jakupi, pritën në një drekë pune nënkryetarin e Dijanetit të Bashkësis Islame të Turqisë, prof.dr. Burhan İşleyen i shoqëruar nga disa bashkëpuntorë të tijë.
Me këtë rast, efendi Rexhepi e prezentoi  një letërnjohtim të shkurtër të  BFI duke u ndalur në institucionet edukativo arsimore të BFI- Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e ShkencaveIslame. Ai poashtu foli edhe  mbi formën dhe mënyren e organizimit të institucionit më të lartë fetar në vend, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Z. İşleyen falenderoi Reisul Ulemanë për informatat e hollësishme qe i dha për institucionin e BFI. “Të gjithë njerzit që i kam takuar këtu si p.sh z. Sulejman Baki dhe z. Salih Murat me kane folur fjalë miradie per Ju, për aktivitetin tuaj në shërbim të çështjes fetare në vend, ju keni merita të mëdha në rruajtjen e Islamit burimor…”, tha me këtë rast ef. İşleyen duke  premtuar intensifikim të bashkëpunimit  mes dy institucioneve. Në fund të këtij takimi miqësor, Reisul Ulema Rexhepi dhe ef. Isleyen shkëmbyen mes veti  disa dhurata në shenjë miqësie. [maxgallery id=”10615″]

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni