Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]NË TROISDORF TË GJERMANISË HIDHET GURËTHMELI I XHAMISË SË RE[:]

[:al]Më 29 shtator 2018, drejtori për diasporë pranë BFI, Dr. Selver Xhemaili mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurëthemelit të xhamisë së re “Ebu Hanife” në qytetin Troisdorf të Gjermanisë..

Në këtë ceremony, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve mysliman nga qyteti i Troisdorfit si dhe nga rrethet e tjera, morën pjesë, Zv. kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare-Gjermani, Rexhep ef.Sulejmani, drejtori për diasporë pranë BIK-ut Ekrem ef. Simnica, Kryetari i komunës së qytetit të Troisdorfit, si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamive të Gjermanisë. Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga imami i xhamisë shqiptare në Ofenbach, Sabri ef, Saliji, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë h.Mahir Mustafi, imami i kësaj xhamije Resmi ef. Likaj etj.

Drejtori për diasporë pranë BFI-së  Dr. Selver Xhemaili në fjalën e tij, në emër të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, uroi këtë iniciativë madhështore të besimtarëve mysliman shqiptarë të cilët kudo që janë në diasporë janë duke treguar një vetëdije të lartë fetare- kombëtare, dhe ky fakt po dëshmohet edhe me vepra konkrete.  Xhemaili në mes tjerash theksoi: “sot në këtë vend përpos asaj që hedhim gurëthemelin e një flatroje, ne njëkohësisht po themelojmë një qendër të diturisë, urtësisë, paqes, qendër të ngritjes shpirtërore të besimtarëve mysliman. Po ngremë një vatër në të cilën besimtarët mysliman do të kenë mundësi të zhvillojnë dy segmente: vertikalen, pra lidhjen e krijesës/njeriut me Krijuesin/Zotin e madhërishëm dhe, horizontal, respektivisht ndërtimin e raporteve të individit me shoqërinë. Në fakt në xhami besimtarët edukohen të adhurojnë vetëm Allahun Madhëriplotë dhe të respektojnë krijesat për hir të Krijuesit”.

Në fund të programit u zhvillua edhe ceremonia e gurëthemelit  të xhamisë. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuan në mënyra të ndryshme për organizimin e këtij manifestimi.

[maxgallery id=”9947″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni