Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Muaji i bekuar si shkas i vizitave të shumë qendrave dhe xhemateve tona në Perëndim[:]

[:al]Drejtori i sektorit për diasporë pranë BFI në RM, Dr. Selver Xhemaili, pjesën më të madhe të ditëve të Ramazanit i kaloi në mesin e diasporës sonë nëpër shumë shtete të Perëndimit. Me këtë rast janë vizituar shumë xhami të shqiptarëve tanë, në të cilat janë mbajtur sërë ligjeratash e tribunash ku janë shtjelluar probleme të ndryshme fetare, arsimore, kulturore.

Së fundmi, në vazhdën e vizitave të xhemateve tona, efendi Xhemaili ka vizituar disa qendra në Belgjikë. Ka qenë shumë i mirëpritur nga xhemati i “Xhamisë së xhumasë”, nga “Xhemati i besimit” në Bruksel, si dhe nga xhemati shqiptar i qytetit Namur të Belgjikës.

Takimet janë shfrytëzuar për njohtime të xhemateve tona me përpjekjet institucionale për ta avancuar dhe zhvilluar sa më shumë jetën fetare islame në Maqedoni. Pothuajse emërues i përbashkët i të gjitha takimeve ka qenë njohtimi me sistemin edukativo-arsimor fetar në Maqedoni, me sukseset e pamohueshme që në këtë sferë po arrihet si nëpërmjet Medresesë Isa Beu, me paralelelt e saj të dispersuara nëpër diusa qendra në Maqedoni, po ashtu edhe me Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Gjithashtu, është biseduar mjaft gjërë edhe mbi politkat përkahëse të BFI-së në drejtim të integrimit të myslimanëve tanë nëpër shoqëritë dhe sistemet e vendeve perëndimore ku jetojnë dhe veprojnë.

Një meritë e veçantë që po i njihet shqiptarëve myslimanë në diasporë është edhe përpjekja e tyre për të themeluar dhe për të pasur xhami e qendra fetare islame të vetat të cilat janë në sinkron të plotë me politikat e përgjithshme të Bashkësisë Fetare Islame në RM për sa i përket kultivimit të islamit burimor si dhe të zhvillimit të fesë islame autoktone.

Këto vizita, debate e ligjerata dëshmojnë se instensifikimi i takimeve si dhe i vizitave të ndërsjella janë shumë produktive dhe të domosdoshme  për sa i përket ruajtjes së vlerave të përbashkëta si dhe kultivimit të islamit autokton i cili pa dyshim që është pjesë e pandashme e civilizimit europian.

[maxgallery id=”9304″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni