Zv/ministri i Shëndetësisë vizitoi BFI-në

[:al]Më 6 mars, 2019, zëvendësministri i Shëndetësisë, z. Asim Musa, vizitoi Bashkësinë Fetare Islame dhe takoi kryetarin e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.

Fillimisht Reisi i dëshiroi mirëseardhje Zv/ministrit dhe i dha një letërnjoftim mbi BFI-në, për të cilën z. Musa u falënderua, duke nënvizuar që e çmon lart punën e Bashkësisë Fetare Islame dhe të udhëheqjes së saj.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për Ligjin e ri për abortin, si dhe për disa çështje të tjera që po aktualizohen kohëve të fundit lidhur me ndryshimin e gjinisë, martesat brenda gjinisë së njëjtë dhe mundësisë së adoptimit të fëmijëve nga ana e çifteve të këtilla etj.

Kreu i komunitetit mysliman nënvizoi rëndësinë e dispozitave islame rreth institucionit të familjes dhe përditësimin e tyre mbi bazë të përvojave të avancuara, gjithnjë duke pasur parasysh interesin e besimtarëve dhe të shoqërisë.[:]

Comments are closed.