[:al]U lëshua në përdorim xhamija në fshatin Gorancë të Qendrës së Zhupës[:]

[:al]U lëshua në përdorim xhamija në fshatin Gorancë të Qendrës së Zhupës – 19.08.2018

Në mënyrë solemne me të gjitha ceremonitë fetare u lëshua në përdorim Xhamia në fshatin Gorancë të Qendrë së Zhupës. Nën organizim të Muftinisë së BFI-Dibër dhe Këshillit Iniciativ, në ceremonin e hapjes morrën pjesë Përfaqësuesi i Resiul ulemas së BFI dekani i FSHI prof. dr. Shaban Sulejmani, Muftiu I Tetovës, Strugës, Kërcovës si dhe përfaqësues nga Muftinia e Gostivarit. Manifestimi u hap me një pjesë nga Kur’ani fisnik kënduar nga mr. Ejup Selmani krye imam i Muftinisë së Tetovës, në vazhdim fjalën e mori Kryetari i këshillit iniciativ z. Haxhiu i cili dha një letërnjoftim të punëve të ndërtimit të xhamisë. Fjalë përshëndetëse kishte kryetari Komunës së Zhupës z. Arijan Ibrahimi dhe Muftiu i Muftinisë së BFI Dibër h. Ramazan ef. Hasa i cili u ndal për vlerën dhe rëndësin e xhamisë në Islam. Ndërsa fjalën e rastit e kishte përfaqësuesi i Reisul Ulemas së BFI dekani i FSHI prof dr Shaban ef Sulejmani i cili në fillim përshëndeti të pranishmit në emër të Kryetarit të BFI h. Sulejman ef. Rexhepi dhe ua urojë këtë shtëpi të Allahut, ef Sulejmani u ndalë në ajetin ku i Allahu flet se “ xhamitë i ndërtojnë ato të cilët i besojnë Allahut dhe ditës së Kijametit”. Dekani i FSHI luti të madhin Allah që gjithë ato që kanë kontribuar në ndërtimin e kesaj bukuroshe Zoti të i shpërblen me të mirat e Tij të Pakufijshme, në këtë dhe botën tjetër. Duan e hapjes së xhamisë e bëri përfaqësuesi i Muftinisë së Gostivarit prof Sherif ef. Dehari, ndërsa në namazin e drekës parapriu Muftiu i Strugës mr. Salim ef. Sulejmani.

[maxgallery id=”9689″][:]

Comments are closed.