[:al]U lëshua në përdorim Xhamia e katërt në fshatin Debresht[:]

[:al]Në mënyrë solemne me të gjitha ceremonitë fetare sot (03.08.2018- e xhuma) u lëshua në përdorim Xhamia Te Bunari i Tafës në fshatin Debresh të Gostivarit.
Nën organizim të Muftinisë së BFI-Gostivar dhe Këshillit Iniciativ, në hapjen solemne morën pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiiu i Shkupit dhe i Dibrës, përfaqësuesve të Komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, Ministri i Kulturës në Qeverinë e RM, z. Asaf Ademi, hoxhallarë dhe shumë mysafirëve tjerë. Nikoqiri i këtij tubimi Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu u dëshiroi mirëseardhje duke potencuar se sot Gostivari po inauguron edhe një xhami në Debresh ku rrumbullakson numrin katër xhami në këtë fshat me të gjitha kushtet e nevojshme për adhurim dhe mësim.
Fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili vlerësoi se kjo xhami ka domethënie të madhe qysh nga dita e vënies së gurrthemelit e deri në hapjen solemne sot.
Reisul Ulema u ndal për vlerën dhe rëndësin që ka xhamia, duke potencuar se xhamitë janë vende ku adhurohet vetëm krijuesi Absulut Allahu Fuqiplotë, mëtej ef.Rexhepi foli për shpërblimin që kan ato që marrin pjesë në ndërtimin e xhamive duke potencuar hadithin e Muhammedit a.s. i cili ka thënë: “ kush ndërton ose merrë pjesë në ndërtimin e xhamive shpërblimi i tyre do të jetë pallate në xhennet”.
Në fundë Reisul Ulema luti Zotin që t’i shpërblejë të gjithë ato që kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit me shpërblimet e tija të Pakufijshme.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe imami i Xhamisë z. Haris ef. Selimi. Në këtë solemnitet, duanë dhe hytben e xhumasë e bëri Muftiu i Muftinisë së Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili Me këtë rast Këshilli Iniciativ shtroi një koktej të begatshëm për të gjithë të ftuarit.

[maxgallery id=”9617″][:]

Comments are closed.