[:al]Shkupi edhe me një hafize[:]

[:al]Me 21 janar 2019, me rastin e kurorëzimit të hifzit, në lokalet e restorant Karshiaka në komunën e Studeniçanit u bë duaja e hafizes së re Negihane Memeti. Në prani të madhe të shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve dhe familjarëve të hafizes, u bë dëgjimi i xhuzit të fundit të Kur’anit para komisionit për vlerësim të hafizëv të Myftinisë së BFIM – Shkup. Në fillim të ceremonisë u lexuan disa ajete nga Kur’ani, kurse  me fjalë përshëndetëse të pranishmëve ju drejtua sekretari i Medresesë “ISA BEU” prof. Lutfi ef. Nexhipi. Në emër të familjes së hafizes, me fjalë përshëndetëse u drejtua Dr. Rexhep Memedi. Fjalën e rastit në emër të Reisul Ulemasë haxhi Sulejman ef. Rexhepit e lexoi Myftiu i Myftinisë së BFIM- Shkup, Mr. Qenan ef. Ismaili i cili përcolli mesazhe për vlerën dhe rëndësinë e memorizimit të Kur’anit dhe njëkohësisht dorëzoi çertifikatën e hifzit. Në fund të këtij manifestimi u lexuan disa ajete nga hfz. Xhemail ef. Nuhiu ,ndërsa duan e bëri imami Mutalib ef. Ademi. Myftinia e BFIM-Shkup,  hafizes i dëshiron suksese të mëtejme dhe shëndet.

[maxgallery id=”11020″][:]

Comments are closed.