Shkup: Shënohet 20-vjetori i intervenimit të NATO-s

[:al]Në Shkup, më 24 mars, 2019, është shënuar 20-vjetori i intervenimit të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë. Pjesëmarrje të veçantë në të ka pasur kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Në të me referatet e tyre u paraqitën Enver Hoxhaj-zëvendëkryeministër i Republikës së Kosovës, Skender Hasani-drejtor i ITSHKSH, Sabit Syla-drejtor i IH “Ali Hadri” Prishtinë, Agim Demjaha-profesor universitar e diplomat dhe Ali Ahmeti-kryetar i BDI-së.
Bombardimet e caqeve të ushtrisë vrastare serbo-jugosllave zgjatën plot 78 ditë, nga 24 marsi deri në 10 qershor 1999. Intervenimi i NATO-s dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – u vlerësua në manifestimin në Shkup – e çliruan Kosovën nga okupimi i Beogradit, Kosova shpalli pavarësinë dhe u bë shtet më vete në vitin 2008. Gjithkund ndër shqiptarë 24 Marsi i vitit 1999 shënohet si një ditë e rëndësishme drejt lirisë, pavarësisë dhe sigurimit të vlerave demokratike, të të drejtave të njeriut dhe të drejtave dhe të lirive fetare etj.

[:]

Comments are closed.