[:al]Reisul Ulema në pritje solemne për Ditën e Fitores dhe pavarësisë së Turqisë[:]

[:al]Shkup, 30 gusht – Ambasada e Turqisë në Maqedoni sot ka organizuar një pritje solemne me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores e cila shënon fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi, si dhe ditën e Forcave të Armatosura të Turqisë.
Me rastin e kësaj feste kombëtare të Turqisë në këtë pritje morën pjesë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ministri pa resor Adnan Kahil, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, deputetë, kryetarë komunash, diplomatë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend si dhe Reisul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Pritja u organizua nën patronatin e ambasadores Tulin Erkal Kara, e cila në fjalimin e saj veç tjerash tha se 30 Gushti është një datë e rëndësishme për Turqinë.
Në këtë event u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili i është drejtuar miqve të Turqisë dhe popullit turk me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë.

[:]

Comments are closed.