[:al]Reisul Ulema: Medresetë shqiptare në rolin e kalitësit të personaliteve kombëtare[:]

[:al]Këto ditë, në Ohër, nën organizimin e Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS) – Sarajevë dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u mbajt konferencën e tretë ndërkombëtare me temë “Medresetë shqiptare në kohën e sotme: Kurrikulat dhe tekstet shkollore”, në të cilën morën pjesë profesorë, akademikë, punonjës të arsimit islam, si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga Maqedonia dhe rajoni.
Me këtë rast, përmes shqyrtimit të temave të ndryshme si dhe përmes mjaft debateve konstruktive u shpalosën sërë problemesh duke evidentuar zhvillimet e aspekteve të ndryshme të mendimit islam te shqiptarët, gjendjen aktuale, sfidat me të cilat përballet dhe perspektivat e saj.
Drejtor i AIITC-së, Ramiz Zekaj, në hapjen e konferencës tha se Konferenca e Ohrit synon të trajtojë dhe analizojë në mënyrë shkencore dhe të zgjeruar kurrikulat dhe tekstet shkollore në medresetë e hapësirës shqipfolëse, por edhe më gjerë në rajonin e Ballkanit. ”Medresetë kanë qenë, janë dhe mbeten institucionet arsimore islame me traditën më të gjatë të mësimdhënies së rregullt në planin fetar e kombëtar dhe që mbajnë në bankat e tyre numrin më të madh të nxënësve e studentëve të interesuar për edukim islam”, ka nënvizuar Zekaj.
Ndërkaq, kreu i Bashkësisë Fetare Islame Maqedonisë, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, deklaroi se medresetë në hapësirat shqiptare të Ballkanit kanë luajtur veç të tjerash edhe rolin e kalitjes së personaliteteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme fetare dhe kombëtare. Në fjalën e vet të rastit efendi Rexhepi tha: ”

“O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vendndeje, zgjerohuni, se Allahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni” (Muxhadele, 11)

Të nderuar pjesëmarrës në këtë Konferencë ndërkombëtare, në të clën kryesisht stafi akademik do të hedhë dritë mbi problemet si dhe mbi sfidat e ndryshme me të cilat përballen aktualisht medresetë në trojet tona etnike.
Ndjehem i privilegjuar që më jepet rasti t’i drejtohem dhe ta përshëndes këtë auditorium si dhe të gjithë pjesëmarrësit e nderuar dhe të respektuar në këtë Konferencë.
Pa dyshim, përgëzimet e mia do t’i shpreh që në fillim lidhur me idenë e organizatorëv për të trajtuar tema të ndryshme tepër shumë të rëndësishme për sa i përket medeseve tona me një të kaluar të begatë vizavi kërksave bashkëkohore dhe nevojave imediate për t’u përshtatur me sistemet dhe proceset e reja arsimore në shoqëritë tona.
Medresettë, në hapësirat tona etnike, kanë luajtur veç të tjerash edhe rolin e kalitjes së personaliteteve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme fetare e kombëtare. Fatkeqësisht, duhet ta pranojmë, shumë pak është hedhur dritë mbi atë periudhë, mbi ata hoxhallarë e mësues që nxorën në dritë prsonalitete me emër e me namë. Nëse sot, na duhet të ngrisim iniciativa për një rrjet medreseshë të viseve tona etnike, na duhet pikërisht për këtë arsye, nëse sot na duhet një rrjet medreseshë, na duhet pikërisht për kurrikula të përbashkëta, për lëndë e për tekste mësimore të përbashkëta që hedhin dritë mbi tribunët e kombit, sepse duke i njohur ata, të paktën ndër gjeneratat e reja do të qarrtësohet ideja se, pa qenë i ditur, pa qenë fetarisht i ngritur, pa qenë kombëtarisht i kalitur, nuk mund ta duash as atdheun, rrjedhimisht, as kombin dhe vlerat e përgjithshme kombëtare.
Po cilat janë sot ato probleme dhe ato sfida specifike me të cilat po ndeshen medresetë tona? Pa dyshim, edhe unë jam me të gjithë ata që konkludojnë se medresetë tona sot problem e kanë funksionimin në harmoni me proceset arsimore bashkëkohore. Ndërkohë që sfidë është hapërimi i medreseve tona me rrjedhat e papërmbajtura teknologjike, informatike të cilat gjithnjë e më shumë po i japin formë globalizimit me një fuqi graviteti drejt përfshirjes në atë që po e quajnë “bota-katundi bashkëkohore”! Dhe, a guxojmë ne që të ngelim provincialistë të skajshëm të kësaj bote apo do të ecim krah për krah me shoqëritë e avancuara. Unë them që, i kemi të gjitha vlerat, i kemi të gjitha kapacitetet, e kemi edhe talentin si komb që të përballemi madje me sukses t’i tejkalojmë të githa sfidat e kohës. Sfidat duhet t‘i kuptojmë vetëm si një hap në shkallën gjigante e përforëcuar në mirëqenie dhe lumturi shoqërore. Ne, si shoqëri, duhet të jemi duke u ngjitur në këtë shkallë, pse jo, të obliguar edhe fetarisht për ta arritur kënaqësnë e Krijuesit tonë, Allahut të Gjithëdishëm. Pejgamberi ynë, Muhamedi s.a.v.s. thoshte: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.”
I jam përjetë falënderues Allahut xh.sh. që ma mundësoi të shkollhem në Medresenë e Alaudinit, në Prishtinë dhe, që ma mundësoi të jem një nga iniciatorët, themeluesit dhe drejtuesit i Medresesë sonë “Isa Beu”! Shikuar nga kjo distancë kohore që tashmë përbën moshën time, do të kisha thënë që, e vetma gjë që më ngel peng është moskëmbëngulja akademike për të prodhuar hoxhallarë njohës perfekt të gjuhës shqipe, sepse pa qenë njohës i mirë i gjuhës amtare, pa qenë njohës i mirë i letërsisë kombëtare, je i hendikepuar ndonëse mund të jeshë profesionalisht hoxhë i shkëlqyer. Pa njohuritë e duhura mbi gjuhën amëtare dhe mbi letërsinë kombëtare është shumë e vështirë transmetimi i qartë i njohurive fetare deri te bashkëkombasit. Nuk duhet të na gëzojë vetëm fakti që po mësojmë shqip, problem jetik duhet ta kemi se a po ngritemi shqip dhe a po transmatojmë shqip!
Të gjitha këto probleme dhe këto sfida imponojnë një qasje më ndryshe si ndaj kurrikulave ashtu edhe ndaj lëndëve dhe teksteve mësimore që po i përdorim sot nëpër Medresetë tona. Ka ardhur koha që të mendojmë dhe të punojmë për tekste të unifikuara, më vjen shumë mirë që po debatojmë rreth këtyre problemeve ndërkohë që akoma nuk e kemi dhe assesi të vijëm deri te një ilmihal i unifikuar, si një bazë për rregullimin e termnologjisë islame në gjuhën shqipe që do t’i imponohej për pasurim të fondit të fjalëve edhe Fjalorit të sotshëm të gjuhës shqipe.
Fare në fund, do të isha lutur që, nga kjo Konferenc ndërkombëtare, të dalë edhe një përfundim, si iniciativë për themelimin e një trupi, të një zëri fetar e kombëtar që do të artikulohej nga udhëheqësit e Institucioneve tona fetare deri te qeveritë tona aktuale për ta pranuar si domosdoshmëri të patjetërsuar nevojën e akreditimit të medreseve tona si shkolla të mesme shtetërore që prodhojnë kuadro profesionale për nevojat fetare të popullatës sonë. Ne, si shoqëri, nuk guxojmë që edhe më tej të veprojmë si “shoqëri private”. Akreditimi i shkollave tona të mesme, me të gjitha specifikat e veta, me të gjitha dallimet dhe lëndët e veçanta, duhet të konceptohen si vlera të pamohueshme në sistemin e gjithmbarshëm arsimor. Kjo është sfida prioritare, kujtoj unë, që urgjentisht duhet ta tejkalojmë.
Ju uroj shumë suksese, organizatorëve shëndet dhe punë të mbarë. Paçi bekimin dhe ndihmën e Zotit.
Vlenë të theksohet se kjo konferencë dy ditore ishte e ndarë në gjashtë sesione në të cilat njohës dhe profesorë universitar të shkencave islame nga vendi dhe rajoni debatuan mbi medresetë midis së kaluarës dhe të sotmes, metodat e mësimdhënies në medresetë shqiptare, si dhe çështje të tjera të kurrikulave të lëndëve fetare islame.
Në këto seisone u trajtuan tema si: PROFILI DHE NIVELI ARSIMOR I MEDRESEVE PËR TREGUN E PUNËS, ZHVILLIMI I MEDRESESË ISA BEU NË PËRPUTHJE ME NEVOJAT E KOHËS , EDUKIMI ISLAM NË EVROPË: EKSPERIENCA E MEDRESEVE NË BOSNJE , MESATARIZMI DHE VLERAT E BASHKËJETESËS PAQËSORE NË KURRIKULËN E MEDRESESË ISA BEU – SHKUP, RAPORTI I LENDEVE FETARE DHE ATYRE LAIKE NE MEDRESENE ALAUDIN PRISHTINE, DISA ÇËSHTJE NË KURRIKULAT DHE TEKSTET NË MEDRESETË SHQIPTARE SOT, MEDRESEJA E ISA BEUT SI RIPËRTËRITJE E TRADITËS ARSIMORE INSTITUCIONALE ISLAME, (MOS)PREZANTIMI I GRUAS MUSLIMANE NË TEKSTET E MEDRESEVE DHE FAKULTETEVE TONA, MASAT E DHUNSHME KUNDËR MEJTEPEVE DHE MEDRESEVE NË TREVAT SHQIPTARE NË RS TË MAQEDONISË 1945-1984 si dhe tema të tjera me shumë interes. Ligjërues ishin akademikë, profesorë e shkencëtarë nga viset etnike shqiptare si dhe nga vendet myslimane në rajon, si: Doc. Dr. Faredin Ebib , Dekan i FSHI-Shkup, Ibrahim Idrizi – Drejtor i Medresesë “Isa Beu”, Prof. Dr. Arian Kadiu , Prof. Dr. Sulejman Osmani, PROF. DR. Farush Rexhepi, Prof. Dr. Qani Nesimi, Prof. Dr. Hysen Matoshi , Besa Ismaili – Prodekane – FSI, Prishtinë, Ramadan Shkodra, Dr. Qerim Lita, PROF. DR. Ahmet Alibashiq e shumë të tjerë.

[maxgallery id=”7419″][:]

Comments are closed.