[:al]Reisul Ulema i BFI-së ngushëlloi familjen e Dr. Remzi Izairit[:]

[:al]Gostivar, 13 mars – Sot, në familjen Prof. Dr. Remzi Izairit, për ngushëllime ka qëndruar Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Gostivarit, nga Myftiu i Kërçovës dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë.
Me këtë rast, Reisul Ulema ka çmuar lart figurën e Doktor Remzi Izairit si personaliteti i famshëm në sferën e mjekësisë, si njeri i urtë, modest, patriot i madh, humanist i vërtetë, solidar në çdo kohë. Efendi Rexhepi ka nënvizuar faktin se si, i lidhur fort për profesionin, doktori i ndjerë ka qenë shumë i lidhur edhe me popullin. Në këtë drejtim, gjithnjë ka qenë në krye të detyrave madhore kombëtare, ishte menaxhues i vërtetë i aktiviteteve të veta mjekësore. Shkurt thënë, doktor Izairi ishte i devotshëm në shërbim të Zotit, kombit dhe vatanit, ka nënvizuar Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, gjithashtu ka lutur Zotin Mëshirëplotë që rahmetliun ta shpërblejë me Xhenet.
[:]

Comments are closed.