[:al]Reisul Ulema i BFI-së në vizitë pune në Kroaci[:]

[:al]Zagreb, 11 gusht, 2018 – Me ftesë të kryetarit të Mexhlisit të Xhamisë së Zagrebit, z. Gëzim Rexhepi, në vizitë disaditore në Kroaci po qëndron Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rst, efendi Rexhepi ka realizuar një sërë takimesh me personalitete nga jeta fetare e politike. Një drekë punë është realizuar me Kryetarin e Komunës së Zagrebit, z. Milan Bandiçin.
Kryetari i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi ka realizuar takim edhe me Myftiun e Kroacisë, dr. Aziz Hasanoviqi, nga i cili u njohtua me politikat zhvillomore të jetës fetare islame në Kroaci si dhe me një sërë planesh për të ardhmen.
Po ashtu, efendi Rexhepi ka takuar edhe Kryeimamin e Xhamisë së Zagrebit që mbulon terrenin nga Varazhdini deri në Karlovc, hfz. Aziz Halilin.
Një taki i veçantë ishte edhe ai me ushtruesin e detyrë së Ambasadorit të Maqedonisë në Zagreb, z. Nazif Xhaferri.
Të theksojmë se kjo vizitë ishte në vazhdën e shtimit të bashkëpunimit të BFI-së me struktura të ndryshme shoqërore të jetës fetare e politike të Kroacisë.
[maxgallery id=”9641″]
[:]

Comments are closed.