[:al]Reisi interesohet për kushtet në burgun e Idrizovës[:]

[:al]

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi pas publikimit të lajmit në Pa Cenzurë, në lidhje me mungesën e Kuranëve në burgun e Idrizovës. Ai personalisht është interesuar me stafin e Pa Cenzurë për kushtet dhe nevojat e individëve që vuajnë dënimet në këtë burg. Andaj me të mësuar lajmin se aty ka mungesë të Kuranit Famëlartë, ka angazhuar stafin e tij që në ditët në vijim të përgatisin një kontingjent librash, përfshi këtu përkthimin e Kuranit Famëlartë, në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, turke dhe arabe. Ky aksion do të vazhdojë edhe nëpër burgjet e tjera.
Burgjet janë institucione që shërbejnë për rehabilitimin, shkollimin, këshillimin e personave që kanë hasur ndesh me ligjin. Andaj çdo vepër letrare apo fetare do të ndihmonte në këtë drejtim.

[:]

Comments are closed.