[:al]Reisi dekoron fituesin e garave Kuranore[:]

[:al]Të mërkurën, më datë 04 Tetor, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi e priti në selinë e Rijasetit fituesin e Vendit të Parë në garat Kuranore që u mbajtën në Zagreb, Hafëz Eljesa ef. Asanin, i cili me vete kishte sjelle edhe diplomën, apo dëshminë e fitores në këtë garë prestigjioze.
Me këtë rast, në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin e Tij personal, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i dhuroi pllakate me një Kuran të Artë në shenjë mirënjohjeje për Hafëzin e respektuar i cili emrin e BFI-së e ngriti në piedestalin më të lartë në këto gara tradicionale.
“Është një kënaqësi e veçantë që sot ta ndajmë gëzimin e fitores së Magjistër Eljesa Asanit, i cili në një garë me konkurrencë mjaft të madhe, ku merrnin pjesë garues nga mbi 30 vende, përfshi këtu edhe vendet arabe, arriti të fitojë vendin e parë në Bukur Lexim të Kuranit Famëlartë dhe Mbajtjen mend të Kuranit (Hafizllëkut) me ç’rast na bën të ndjehemi të gjithë krenar. Magjistër Asani dëshmoi se në BFI ka kuadro të përgatitura të cilat do të dinë ta çojnë edhe më tej amanetin e të parëve tanë, në rruajtjen e traditave dhe mësimeve Kuranore”, tha mes tjerash Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili më tej shtoi se: “Për këtë arsye, në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emrin Tim personal dhe në emrin e Muslimanëve të Maqedonisë, ju dhuroj këtë Kuran të Artë, për gjithë gëzimin dhe kranarinë që na sollët nga ai eveniment”.
Nga ana tjetër, Fituesi i vendit të parë në garat kuranore Eljesa ef. Asani e falënderoi Reisul Ulemanë, për tërë përkrahjen dhe mbështetjen që ia ka dhënë gjatë periudhës së kaluar e posaçërisht besimit, për ta përfaqësuar BFI-në gjithandej nëpër Botë.
“Falënderoj Reisin e nderuar H. Sulejman ef. Rexhepi për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që ma ka dhënë gjatë viteve. Posaçërisht e falënderoj për besimin që pati tek unë, kur më mundësoi që ta përfaqësoj BFI-në nëpër gara të ndryshme nëpër Botë. Do ti veçoja garat Kuranore në Iran që u mbajtën vitin e kaluar, ku unë mësova shumë në këtë drejtim. Andaj duke u mbështetur në eksperiencën e kaluar u përgatita një kohë të gjatë dhe kjo solli edhe rezultatin e vet”, tha mes tjerash ef. Asani, i cili shtoi se: “Dua të veçoj edhe dy njerëz të tjerë të cilët bënë të mundur këtë arritje, e ata janë Myftiu i respektuar i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, i cili edhe si profesor, por edhe më vonë si Myfti, gjithmonë na ka dhënë udhëzime dhe mësime, të cilat u vërtetuan si shumë të sakta. Ndërsa personi tjetër që dua ta falënderoj është Drejtori i sektorit për Kulturë pranë BFI-së, Muaz ef. Agushi i cili gjithmonë ka qenë pranë nesh dhe na ka shoqëruar e përkrahur në të gjitha garat që kemi marrë pjesë. Shpresoj që në të ardhmen do të ketë edhe shumë medresantë që do të na sjellin të njëjtin gëzim, sepse jam i sigurt se në vendin tonë kemi shumë kuadro të përgatitura mirë që premtojnë shumë”.

[maxgallery id=”7393″][:]

Comments are closed.