[:al]NATO garanci për zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”[:]

[:al]Shkup, 17 korrik – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka organizuar një koktej me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
Në koktej ishin të pranishëm funksionarë dhe deputetët e BDI-së, diplomatë dhe ambasadorë të shumë vendeve, si ai i SHBA-së, Xhes Bejli, etj. Po ashtu, pjesëmarrës ishte edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu si dhe nga kryetari i Shoqatës “Ilmije”, Rexhep ef. Ziberi
Në koktej u prezantua një videomaterial reklamues me fjalime të Ali Ahmetit të cilët kishin të bëjnë për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
“NATO ishte dhe do të mbetet një prej shtyllave kryesore si garanci për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha midis tjerash Ahmeti, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Aleancë do t’i mundësojë asaj siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh për vendin dhe, përgjithësisht për rajonin.

[maxgallery id=”9596″][:]

Comments are closed.