[:al]KURBANI NË SHËNJESTËR TË QARQEVE ANTI ISLAME[:]

[:al]Duke marrë Parasyshë se burimet financiare te BFI-së me të cilat mirmbahen institucionet edukativo arsimore te BFI-së, pesë Medresetë dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pa dyshim se janë Sadakatul Fitri, Zeqati, kurbani, lëkurat e kurbanave dhe ndihmat tjera fakultative të xhematit tonë në vend dhe diasporë. Vit pas viti jemi dëshmitarë dhe jemi duke parë dhe vërejtur se në prag të të hyrave në Institucionet e BFI-së, ky institucion për çdo vit sulmohet dhe shpifet nga qarqe anti islame, me të vetmin qëllim që një ditë të realizohen aspiratat e tyre që medreseve tona tu mbyllen duert dhe tu vëndohet çelësi, Xhamitë tona të mbyllen dhe të harrohet fjala Allahu Ekber, dhe të shuhet drita e Allahut fuqiplotë në vendin tonë, por ky qëllim është i destinuar të dështojë, sepse këta të mjerë duhet ta dinë se në këta troje InshaAllah deri në ditën e kijametit do të përmendet fjala Allahu Ekber, sepse Allahu Fuqiplotë nuk lejon askënd që ta nëpërkëmb vullnetin e Tij.

Nuk mundemi që të mos përmendim se këta njerëz faqezinj, ashtu siç u morrën me propaganda anti islame ne prag të hyrave të Fitrit dhe Zeqatit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, duke sulmuar Reisul Uleman dhe BFI-në, në faktë janë duke sulmuar Institucionet tona edukativo arsimore, për ti privuar nga çdo ndihmë e cila garanton ecurinë përpara të Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame. Po me të njejtën startegji jane duke vepruar edhe tani në prag të dhurimit të Kurbanit në Medresetë tona, por një herë e pergjithmone le ta kene të qartë të gjithë ata misionarë të dreqit, se dritën e Allahut Fuqiplotë nuk do të mund ta shuajne deri në ditën e gjykimit, sepse në mesin e këtij populli ka burra të cilët për interesin fetar të muslimanëve të Maqedonisë, sakrifikojnë edhe më të shenjtën e tyre. Edhe në të kaluarën kemi parë tendenca të tilla të cilat janë deshifruar menjëherë nga popullata jonë besnike dhe të tillat i ka hedhur poshtë, ashtu siç do ta hedh edhe këtë propagandë, të udhëhequr nga mbeturinat të cilët synojnë ta hanë kafshatën e bukës të medresantëve tanë.

Institucionet tona edukativo arsimore që numrojne 1300 nxënës dhe studentë funksionojnë me ndihmat e popullatës muslimane të këtyre trevave dhe të askujt tjetër. Andaj e shohim të arsyeshme dhe e kemi per obligim që popullatën tonë ta informojme në mënyrë të detajizuar rreth numrit të nxënësve të Medresesë Isa Beu dhe shpenzimeve vjetore të saj, që ta ketë të qartë çdo musliman se pse pandërprerë sulmohet BFI-ja nga qarqet që i përmendëm më lartë, të cilat kanë për qëllim që t’i ndërpresin të ardhurat materiale të Medresesë dhe ti arrijnë qëllimet e tyre djallëzore dhe urdhërat e shefave të tyre.

 

Pasqyrë e detajizuar

Medreseja Isa Beu, brenda një dite kalkulon harxhime në vlerë prej 2340 euro e shumëzuar me 180 ditë mësimi kjo është e barabartë me 421.200,oo  Euro në vit shpenzime, pa i përmendur dhe llogaritur rrogat e profesorëve të Medresesë, numri i të cilëve është mbi 160 dhe sigurimi i rrogave të të cilëve kalon shifrat marramendëse dhe bie mbi kurrizin e BFI-së, gjegjësisht mbi kurrizin e Reisul Ulemas H. Sulejman ef. Rexhepi, edhe pse këto harxhime realisht janë shumë më të mëdha. Kjo për arsye se ne shmangim ndoshta edhe shumë harxhime të nevojshme për të cilat ka nevojë funksionimi i mirëfilltë i Medresesë. Por duke marrë parasysh gjendjen ekonomike në vend dhe të vetë nxënësve, mundohemi që çdo harxhim ta bëjmë vetëm aty ku duhet dhe ku e kërkon nevoja e patjetërsueshme. Nga ana tjetër Fakulteti i shkencave Islame numron mbi 300 studente dhe mbi 30 profesorë dhe punëtorë, rrogat e të cilëve përsëri sigurohen nga BFI-ja. Harxhimet ditore të këtyre institucioneve përbëjnë pjesën më prekse të buxhetit të saj. Ato fillojnë nga mirëmbajtja ditore e objekteve me gjërat elementare si rryma, ushqimi, uji, pastrimi, zhvillimi i vet procesit arsimoro-edukativ, e deri te mirëmbajta dhe renovimi i objekteve në tërësi, duke përfshirë pra, edhe katër degët e Medreseve në qendër të Shkupit, në Tetovë në Gostivar dhe në Shtip, pra objekte të shtrira në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë. Deri më tani në gjirin e Medresesë Isa Beu në shkup janë regjistruar 5782 nxënës dhe nxënëse dhe prej tyre kanë diplomuar 2830.

Kjo kala e dijes nuk mirëmbahet nga shteti, por mirëmbahet dhe do të mirëmbahet nga popullata jonë në vend dhe diasporë si emanet i baballarëve dhe të parëve tonë përmes kurbanit, lëkurave të tij, Zeqatit, Sadakatul-fitrit dhe ndihmave tjera vullnetare.

Një pjesë e madhe e harxhimeve i dedikohen edhe meremetimit dhe renovimit të tërsishëm të objekteve. Objekti i Medresesë  në Qendër i ndërtuar në vitin 1984 gjithësesi se ka nevojë për një renovim të tërësishëm, këtë vetëm se e kemi filluar dhe viteve të fundit janë duke u realizuar të arritura të mëdha që ia ndërrojnë pamjen edhe imazhin e vetë asaj.  Procesi edukativo-arsimor është ngusht i lidhur me kushtet në të cilat zbatohet ai. Ne më tepër se pesëdhjetë përqindë të projekteve tona programore të aktiviteteve nuk mund ti realizojmë për shkak të mos pasjes së mjeteve financiare. Zhvillimi i hovshëm teknologjik të detyron patjetër që ato të arritura ti implementosh në vetë procesin edukativo-arsimorë. Kompjuterizimi dhe mjetet adekuate didaktike janë nevojë e kohës. Digjitatalizimi gjatë prezentimit të brendive arsimore nga profesorët është më se i nevojshëm. Ndaj, me rastin e këtij shkrimi i bëjmë thirje popullatës muslimane në vend dhe diasporë që kurbanën e tyre ti dhurojnë për nevojat e Medresesë dhe për ushqimin e nxënësve në koviktet e saja në Maqedoni që sivjet numëron më tepër se 900 nxënës me shpresë se kurbanin tuaj ta flijoni për qëllime madhore të arsimimit dhe edukimit të brezave të ri, e mos të bini pre e kolegjeve komerciale ku nxënësit (e bosave) paguajnë mbi 3 mijë euro në vitë për shkollimin e tyre për dallim nga Medreseja Isa beu ku një nxënës është i obliguar të paguaj një shumë simbolike dedikuar vetëm për mjetet edukativo arsimore, edhe pse mbi 300 nxënës për shkak të gjendjes së tyre të dobët finasiare as këtë shumë nuk janë në gjendje ta paguajnë, e as të mos bien pre e organizatave dhe shoqatave të ndryshme që para se gjithash kanë për qëllim interesin e tyre material e aspak nuk ju intereson Adhurimi i kurbanit, madje në rastet më ekstreme kemi të tillë që bëjnë thirrje për grumbullimin e kurbanave me nga 75 euro a në realitet çmimi më i ulët i një kurbani të vogël në treg fillon nga 120 euro dhe shkon deri në 300 euro.

Të gjithë ata që kurbanin e tyre do ta japin për nevojat e Medresesë Isa Beu për ngritjen dhe ruajtjen e fjales Allahu Ekber, i Madhi Zot ua pranoftë duke iu lutur të Madhërishmit Allah, që ti shpërblen me të mirat e Tij, dhe le ta dinë se me kurbanat e tyre se ata janë përkrahësit dhe përhapësit e dritës së Allahut Fuqiplotë.

 

Rexhep Ziberi

Kryetar i Shoqatës së Ulemave në BFI[:]

Comments are closed.