Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” rrugëtimin e tij e përfundoi në Llabunishtë të Strugës

[:al]

Ditën e hënë (11.06.2018) në një atmosferë festive në xhaminë “Mehmed Ali Pasha” e cila ishte e mbushur përplotë me xhematë nga Llabunishta dhe fshatërat përreth, pas namazit të iqindisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së.
Lexuesit e këtij evenimenti ishin Hfz. Abdurahim ef. Murati, Mr. Eljesa ef. Asani, Hfz. Jetmir ef. Zendeli, Hfz. Jasin ef. Abdullahi, Adnan ef. Kadriu, Ismet Selimi, Maksut ef. Maksutoski si dhe Kadir Daliposki.

Fjalën e rastit e kishte Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, i cili pasi përshëndeti të pranishmit në pika të shkurtëra foli për rëndësinë e mësimit dhe leximit të Kur’anit në përgjithësi e sidomos gjatë muajin e Ramazanit.
Ndërsa në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetse e mbajti Drejtori i Sektorit Fetaro Arsimor, Prof. Jusuf ef. Zimeri, i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, gjithashtu përgëzoi dhe inkurajoi xhematin, mexhliset e xhamive dhe hoxhallarët e Llabunishtës që të vazhdojnë me ruajtjen e traditës së mbajtjes së Mbremjeve Kur’anore gjatë muajit të Ramazanit.
Vlen të theksohet se Mbrëmjet Kur’anore me moton “Ramazani muaji i Kur’anit” manifestim ky tashmë tradicional që zhvillohet gjatë muajit të Ramazanit, është zhvilluar gati në të gjithë qytetet e vendit më qëllim që ti promovojmë disa nga lexuesit më të mirë te Kur’anit në vendin tonë, e që janë medresantë dhe studentë të FSHI-së, disa prej të cilëve kanë marrë pjesë edhe nëpër gara të ndryshme botërore për lexim të Kur’anit, njëkohësisht edhe të afrojmë xhematin me Kur’anin, që nëpërmjet këtyre mbrëmjeve sado pak të nxisim dhe shtojmë dëshirën që sa më shumë ta duam dhe ta lexojmë Kur’anin.
Vlen te theksohet se ky aktivitet është organizuar nën patronazhin e Kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe është udhëhequr nga drejtori për kulturë në BFI, Dr. Muaz ef. Agushi.

Mbetemi me shpresë se do takohemi në Ramazanin e ardhshëm edhe me shumë aktivitete tjera.

[:]

Comments are closed.