[:al]Në Xhaminë Qendrore të Strumicës, Myftinia e Shtipit, në kordinim me Rijasetin e BFI në RM, ka organizuar manifestim me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.
Në këtë event prezantuan një numër i konsiderueshëm i xhematit të kësaj ane, teologë të territorit të Myftinisë, si dhe Doc. Dr. Abas ef. Jahja si dhe Dr. Muaz ef. Agushi, përfaqësuesit e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rxhepit.
Në fillim, me fjalë përshëndetse të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, si dhe ish-myfiu i kësaj Myftinie, Isa ef. Ismaili. Rreth personalitetit më të madh në historinë e njerëzimit, rreth rolit të Muhamedit a.s. në përhapjen e dashurisë njerëzore, dritës dhe të së vërtetës, foli para të pranishmëve profesori i FSHI-së, Doc. Dr. Abas ef. Jahja.[:]
Comments are closed.