MBI NJË MIJË E PESËQIND FAMILJEVE MEDRESEJA “ISA BEU” U NDAU MISH KURBANI

MBI NJË MIJË E PESËQIND FAMILJEVE MEDRESEJA “ISA BEU” U NDAU MISH KURBANI
Si çdo vit ashtu edhe këtë vit Medreseja “Isa Beu” bëri ndarje të mishit të kurbanit për të gjithë ato familje që janë në gjendje të veshtirë ekonomike, jetimëve, personave me nevoja të posaçme – hendikepuar etj. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit u nda shumë e më shumë mish kurbani për arsye se këtë vit kishim edhe një numër shumë të madh të atyre që kurbanin ia dhuruan nxënëseve të Medresesë Isa Beu , rrespektivisht për mirëmbajtjen dhe avancimin e këtij institucioni të vetëm edukativ arsimor të BFI – së, që merret me ndërtimin e vlerave edukimive arsimore tek bijtë dhe bijat e popullit musliman në vendin tonë. Kështu sivjet shpërndau mish kurbani për më tepër se një mijë e pesëqind familje. Në këtë rast drejtori I Medresesë Isa Beu Prof.Ibrahim Idrizi ne emer te kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reis ul – ulemasë H. Sulejman ef.Rexhepi, si edhe në emrin e drejtorisë së Medresesë dhe gjithë të të punsuarve dhe nxënësëve të saj, falemenderoi të gjithë besimtarët nga vendi dhe diaspora të cilët kurbanin e tyre ia dhuruan kësaj vatre edukativo – arsimore, me lutje drejtuar të Madhit All-llah që ti shpërblenë me mirësitë dhe bereqetet e kësaj bote dhe botës tjetër.
kur1

kur2

kur3

kur4

kur5

Comments are closed.