Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:en]Efendi Rexhepi: Edhe ikja drejt Dritës Islame është hixhret[:al]Manifestimi tradicional kushtuar Hixhretit, 1439 – (2017) – FOTO[:mk]Efendi Rexhepi: Edhe ikja drejt Dritës Islame është hixhret[:]

[:al]

Efendi Rexhepi: Edhe ikja drejt Dritës Islame është hixhret

Ata që besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e Allahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. Allahu fal shumë dhe është mëshirues.” (El Bekare, 218) 

Me rastin e Hixhrit, Ditës Madhështore për Fenë islame dhe për mbarë myslimanët e botës, Bashkësia Fetare Islame, edhe sivjet, nën patronatin e Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, në sallën e Operës dhe Baletit ka organizuar manifestimin e vet tradicional të cilin e ka shënuar përmes një programi të larmishëm artistiko-fetar.

Programit vlera i kanë shtuar sidomos interpretët e ashereve dhe ilahive me renome botërore. Kësisoj, para një numri të konsiderueshëm spektatorësh si dhe para auditopriumit të gjërë të vendit përmes RTVM Programi në Gjuhën Shqipe, është prezantuar me ashere Imami dhe hatibi i xhamisë Selimie të Edernes, Alpxhan Çelik, më i miri në botë për këndim të bukur të Kuranit, i zgjedhur më vitin 2015. Po ashtu me pikë fetaro-artistike është paraqitur edhe Ahmet Yuksel, imam dhe hatib në Xhaminë e Balçovës në Izmir dhe më i mirin ë Turqi për këndim bukur të Kuranit si dhe nga ana e Resmi Likaj, imam në Gjermani. Gjithësesi, pesha e programit artistiko-fetar ishte mbi Korin e Medresesë së Isa Beut, i cili u prezantua me një sërë ilahish kurse me recitalin “U nda hëna”, kushtuar Hixhretit të Muhammedit a.s., u paraqit Arsim Fazlia.

Si zakonsiht, moment i veçantë ishte edhe ndarja e mirënjohjes “Myfti Vebi Dibra” me të cilën, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, i dekoron personalitetet e ndryshëm që shquhen si meritorë për avansimin e jetës fetare si dhe në zbutjen e problemeve fetare e shoqërore të myslimanëve të vendit. Laureatë të sivjemë ishin Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti si dhe rahmetliu Haxhi Gani Arifi. Po ashtu, iu ndanë diplomat e hifzity edhe hafëzlerëve të rinj të vendit të dalur gjatë këtij viti.

Po ashtu, me këtë rast, para të pranishëmve, para muftinje, drejtorëve dhe udhëheqësve të institucioneve dhe organave të BFI-së, parta ambasadorëve dhe përfaqësuesve të korit diplomatik në vend, para  përfaqësuesve të jetës publike dhe shtetërore, ministrave, deputetëve, drejtorëve, përfaqësuesve të pushtetit lokal etj, me fjalë rasti kushtuar kësaj ngjarje madhëstore, me fjalimin e vet tradicional u drejtua Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili veç të tjerash do të theksojë:

“Besimtarë të dashur, vëllezër e motra! Katërmbëdhjetë shekuj më parë do të ndodhë ngjarja më e rëndësishme e historisë së njerëzimit. Një grup banorësh nga Meka do të shpërngulen në Medinë! Kush ishte ky grup? Çka ishin ata? Pse po shpërnguleshin?

Ky grup, motra dhe vëllezër të dashur, ishin ata që të parët iu bindën besimit se nuk kishte zot tjetër përveçse Allahut (xh. sh.),  i Cili tashmë ua kishte dërguar edhe Prijësin e shenjtë, i cili po mundohej njerëzimit t’i trasonte Rrugën e Vërtetë. Gati trembëdhjetë vjet të plota po kalonin nëpër sfida nga më torturueset e më çnjerëzoret duke u munduar që t’i nxjerrin njerëzit në dritë. Ishte koha kur ideja ekzistonte, koncepti ekzistonte, edhe realizuesi i këtij koncepti po, por, terri, injoranca, epshet e shfrenuara dhe lakmia pas të mirave të kësaj bote, dominonin aq fuqishëm,  sa mësimet drejt rrugës së shpëtimit konceptoheshin si devijim. Prandaj, ky grup i besimit të fortë u përndoq, u rrah, u torturua u mbyt derisa i erdhi urdhri i shenjtë që të shpërngulej. Të ikin e të gjejnë vend më të përshtatshëm, ku do të përjetoheshin frytet e para të fesë hyjnore, siç ishin: devotshmëria, vlerat njerëzore, dashuria ndërnjerëzore, mirëqenia, paqja, arsimimi, kulturalizimi, respekti, kalitja e diversiteteve të ndryshme, pranimi dhe respektimi i njeriut si krijesë e paprekshme e Krijuesit Absolut, sjellja humane ndaj natyrës dhe natyrores. Dhe, ky grup njerëzish, në krye me pejgamberin, Muhamedin (a. s.), bashkë me këtë hambar të vlerave njerëzore, do të shpërngulen për në Medinë.

Atëbotë Medina qe ngritur në festë në pritje të Vulës së Pejgamberisë dhe të mëshirës. Kjo ngjarje sa e madhe, aq edhe e shenjtë  në historinë e njerëzimit do të njihet me emrin hixhret – migrim dhe ky vit hënor quhet vit i ri hixhri. Pra, me hixhretin mbyllet periudha afro 13-vjeçare e Mekës, e mbushur me ngjarje të dhimbshme dhe nis periudha e Medinës, ku do të hedhë shtat rendi i ri për mbarë njerëzimin e që do të quhet Fe Islame, me të cilën do të nis një rend i ri politik, shoqëror dhe ekonomik, duke i dhënë Islamit, në fakt, shtetin e parë në historinë e tij.

Të dashur besimtarë, Feja Islame pa dyshim që është fe e Allahut të Gjithmëshirshëm dhe, në çastin kur po rrezikohej ngufatja e saj, Zoti urdhëroi shpërngulje në një terren më të përshtatshëm, ku do të gjente ambient dhe kushte për rrënjosjen dhe për shtrirjen e degëve të saj me një kurorë gjithëpërfshirëse dhe të përjetshme. Domethënë, kjo shpërngulje u bë vetëm për hir të Zotit të Plotfuqishëm. Pa dyshim, emigrimi i myslimanëve nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë e popujve. Emigrime janë bërë edhe para, edhe pas tij. Por, duhet theksuar që ato emigrime janë bërë për shkaqe materiale, për shkaqe fatkeqësish natyrore, për raste lufte, paniku etj. Emigrimi, shpërngulja apo hixhreti i Muhamedit (a.s.) dhe i myslimanëve nuk ishte ikje nga frika për jetën e tyre, por një sakrificë e madhe realizuar vetëm për hir të Allahut dhe në shërbim të fesë së Tij. Hixhreti, pra, në esencë ishte shpërngulje nga dobësia në fuqi dhe nga pesimizmi në shpresë për një të ardhme më të lumtur e më të ndritshme të Islamit. Kjo është arsyeja që Allahu i madhërishëm ia lejoi hixhretin të Dërguarit të Tij. Pas hixhretit, Islami u përhap me më shpejtësi. Nëpërmjet hixhretit Pejgamberi (a.s.) ngriti shtetin islam, shtetin e drejtësisë dhe të mirësisë, shtetin e dijes dhe të besimit, shtetin e virtytit dhe të moralit, shtetin e së drejtës dhe të devotshmërisë.

Të dashur besimtarë, në kuptimin e vet specifik, hixhreti ka marrë fund, sepse i Dërguari i Allahut thotë: “Pas triumfit të Mekës, nuk ka më hixhret!” (Buhariu) Por, në kuptim të përgjithshëm, hixhreti vazhdon dhe do të vazhdojë gjer në Kiamet. Çdo besimtar i sinqertë, i cili lë vendin e vet, nënën, babanë, të dashurit e miqtë dhe shkon vend më vend, me synimin për t’u treguar të drejtën dhe të vërtetën zemrave nevojtare, ndodhet në kuadrin e dobishëm të një hixhreti, siç ndodhin në kuadër të hixhretit edhe ata që i lënë më të dashurit e tyre duke rendur pas diturive të dobishme. Unë them që këtë lloj hixhreti e bëjnë medresantët tanë, studentët tanë, fëmijët tanë që na lënë neve dhe vatanin e tyre në kërkim të diturive të dobishme për mbarë shoqërinë.

Edhe ikja nga bota e zymtë drejt Dritës Islame është hixhret. Të ikësh nga mëkatet e të trokasësh në portën e Zotit e të mos largohesh nga ajo portë gjersa të vijë falja prej Tij, është gjithashtu hixhret, emigrim. Një njeri, i cili, pasi të ketë braktisur mëkatet e kryera më parë dhe rikthimin te të njëjtat e konsideron ferr të vërtetë, është vazhdimisht në rrugën e hixhretit, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Besimtari i cili ik nga gjërat e ndaluara, nga harami, duke e ruajtur dorën, këmbën, syrin, veshin, gojën dhe buzët e veta, ai në fakt bën hixhret gjatë gjithë jetës.

Vëllezër dhe motra, besimtarë të dashur, ky është mesazhi të cilin mundohemi ta përcjellim duke organizuar manifestime të këtilla kushtuar hixhretit dhe duke e përkujtuar atë si ngjarje sa historike, aq edhe të shenjtë, sa madhështore, aq edhe të nevojshme në çdo sekondë. Hixhreti ka ndodhur një herë në jetë, kurse ne jemi të obliguar që gjithmonë të jemi në hixhret në frymën e këtij hixhreti të shenjtë. Besimtarët e ndershëm duhet ta jetojnë hixhretin, duke ruajtur me kujdesin më të madh mesazhin e tij, duke bërë hixhret të vazhdueshëm nga e keqja në të mirë, nga e shtrembëta tek e vërteta, nga ngushtësia në zemërgjerësi, nga tradhtia në besnikëri, nga dyfytyrësia në sinqeritet dhe çiltërsi shpirtërore.

Për hair na qoftë Hixhreti dhe lus Zotin e madhërishëm që përjetë u kujtoftë kjo ngjarje e bekuar prej Tij!”, ka përfunduar kryetari i BFI në RM, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rxhepi.

 

Laureatët e sivjemë me mirënjohjen “Myfti Vebi Dibra”, të cilën e jep Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e Ditës kuhstuar Hixhretit, janë:

 

  1. Hafëz Shaqir ef. Fetahu, Myfti i Myftinisë së Gostivarit, kontribues i pamohueshëm në avansimin e jetës fetare islame në vend, i zhvillimit të mendimit bashkëkohor islam, autor i shumë shkrimeve dhe publikimeve përmes të cilave ka rrahur problem të ndryshme fetare e kombëtare, dekorohet me mirënjohgjen “Myfti Vebi Dibra”

 

  1. Izet Mexhiti, personaliteti nën pushtetin vendor të të cilit Komuna e Çairit është stolisur me plotë xhami. Kontributi i tij në gjallërimin e jetës fetare është i pamohueshëm, kurse emir i tij me shkronja ari do të ngelë në faqet e historisë së myslimanëve të kësaj Komune. Dekorohet me mirënjohjen “Myfti Vebi Dibra”.

 

  1. Haxhi Ganiu, një mik i madh i BFI-së dhe mik i ngushtë i Reisul Ulemasë. Tashmë i ndjerë, haxhi Gani Arifi kujtohet dhe përjetë do të kujtohet si një nga dorëshlirët më të mëdhenj myslimanë të këtij nënqielli. Kontributi i tij përmblidhet në një fjali: nuk ka xhami në Shkup e rrethinë në periudhën postkomuniste ku nuk ka arritur donacioni i Haxhi Ganiut. Ka hapur puse, ka ndihmuar shkolla, ka ndërtuar ura, ka donuar në salla sportive për të rinjtë tanë, ka ndihmuar të varfër dhe shuma luftëtarëve të ish-UÇK-së ua ka siguruar tërë betonin në ndërtimin e shtëpive të tyre. Ka kontribuar në ndërtimin e godinës të Universitetit të Tetovës, por edhe falë tij sot Komuna e Butelit është me një nga xhamitë më të bukura të vendit. Allahu e shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij, kurse nga Reisul Ulema i BFI-së Haxhi Ganiut, dekorohet me “Myfti Vebi Dibra”

[maxgallery id=”7258″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni