Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Komunës së Haraçinës viziton BFI-në

Kryetarja e Komunës së Haraçinës viziton BFI-në

Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, ka vizituar sot, 10 qershor, 2019, Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, me kërkesën e saj. Në Rijaset është pritur nga Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI të RMV.
Reisi i paraqiti ‘letërnjoftimin’ e institucionit që udhëheq, me të gjithë sektorët dhe agjencitë, pastaj edhe qendrat arsimore – Medresenë Isa Beu dhe Fakultetin e Shkencave Islame etj.
Kryetarja e Komunës së Haraçinës është deklaruar e kënaqur nga vizita dhe ka falënderuar kreun e BFI-së për pritjen e organizuar me këtë rast.
Kryetari i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, dhe Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, janë shprehur të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit, por dhe për zgjerimin e tij me komunat dhe me institucionet tjera të vendit e më gjerë.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni