Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me rastin e ditës së pavarësisë së shtetit priti musafir, ndër ta edhe Reisul Ulema i BFI së h. Sulejman ef. Rexhepi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me rastin e ditës së pavarësisë së shtetit priti musafir, ndër ta edhe Reisul Ulema i BFI së h. Sulejman ef. Rexhepi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka marrë pjesë më 6 shtator, 2019, në pritjen që ka organizuar Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në ‘Sallën e Kristaltë’ të Kuvendit kanë qenë të pranishëm Kryetari i RMV, Stevo Pendarovski, Kryeministri Zoran Zaev, deputetë e ministra, përfaqësues të bashkësive të tjera fetare, të korit diplomatik dhe të ftuar të tjerë.
Para të pranishmëve Kryetari i Kuvendit të RMV, Talat Xhaferi, ka theksuar rëndësinë e 8 Shtatorit në ngritjen dhe formimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, një datë që ndërlidhet, ka thënë ai, me Ilindenin e vitit 1903 dhe të vitit 1944. Deklarimin me referendum të qytetarëve, më 8 shtator 1991, ai e ka quajtur vendim të guximshëm dhe vizionar. Përveç kësaj, ai ka përsëritur angazhimet e tij dhe të institucionit që përfaqëson në inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Evropian, gjithnjë mbi bazë të pranimit dhe të vënies në jetë të vlerave demokratike dhe euroatlantike, të barazisë së njëmendtë të të gjitha kombeve që e formojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut etj. Kryetari Xhaferi po ashtu është shprehur optimist për marrjen në tetor, të këtij viti, të datës për bisedimet e aderimit me Bashkimin Evropian.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni