Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Komuna e Sarajit shtroi iftar për hoxhallarë që gravitojn në këtë komunë

Komuna e Sarajit shtroi iftar për hoxhallarë që gravitojn në këtë komunë

Komuna e Saraijt në bashkëpunim me Muftinin e Shkupit kanë organizuar me 10 maj 2019, një iftar të përbashkët me të gjithë hoxhallarët nga kjo komunë. Iftari është tradicional, filluar para disa viteve.
Në këtë iftar, të shtruar strikt në bazë të rregullave islame, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI z. Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Shkupit mr. Qenan ef. Ismaili, Kryetati i Kuvendit të BFI h. Fadil ef. Ramadani, dekani i FSHI prof.dr. Shaban ef. Sulejmani, drejtori i Medreses Isa Beu prof. Ibrahim ef. Idrizi, Kryetari i O.H HILAL z. Mustaf ef. Dauti, Kryetari i Shoqatës së Ulemave pran BFI z. Rexhep ef. Ziberi dhe zv.drejtori i Medreses Isa Beu z. Zuhejr ef. Rexhepi të cilët ishin të ftuar nga Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti.

Me ftesë të kreut të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, ishin edhe Musa Xhaferi, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.
Çelja e këtillë e iftareve, pas agjërimit tërëditor, myslimanëve të tubuar në një vend u shërben, para së gjithash, për njohje të ndërsjella dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre. Në iftaret e këtilla kënaq pjesëmarrja e pushtetit lokal, por edhe e niveleve të tjera të pushtetit, ngaqë ngrënia e përbashkët e bukës është një nga traditat më të pëlqyera të fesë islame.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni