Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:en]KolumnëË Edhe Shejtani është popullist[:al]Kolumnë: Edhe Shejtani është popullist[:mk]KolumnëË Edhe Shejtani është popullist[:]

[:al]Njerëzit nuk po gjejnë forcë për të shkundur pasivitetin e tyre dhe për të marrë mbi supe përgjegjësinë lidhur me ndryshimet  eventuale. Të gjithë sikur po presin që të aktivizohet ai tjetri dhe në atë pritje e sipër po kalojnë vitet, proceset që po duken shpresëdhënëse po fillojnë të zbehen. Atmosferë e ambient sikur të porositur për Shejtanin dhe popullistët.   

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Cfarë bën Shejtani, si vepron ai, cilat janë qëllimet dhe synimet e tijë ?

Thjeshtë, ai bën pikërisht atë që po e bëjnë edhe popullistët e sotëm. Pra, ndjellë dhe ngjallë frikë te njeriu nga njeriu tjetër duke e prezentuar si armik. Kur e realizon qëllimin parësor, nisë dhe e zhvillon fazën tjetër të qëllimit –  dyshimin. Në fund, urrejtja, si ndonjë mysafir i pa ftuar, troket në ndërdijen e njeriut. Pastaj, Shejtani tërhiqet dhe sodit frytet e veprimit të vetë që mbijnë në forma dhe variacione të ndryshme. Ofendimet,grindjet, përçarjet dhe incidentet riten e gufojnë. Dhe, Shejtani është i kënaqur, sikurse edhe baballarët e lëvizjeve populliste.

Duke u ballafaquar për një kohë të gjatë me liderë e lëvizje populliste, me “teori dhe teoreticientë” të ndasive si vlerë dominante, duke u ballafaquar pra me Shejtanin deri në raskapitje, shqiptari bashkë me të gjithë të tjerët që po jetojnë në këtë copë tokë nuk kanë se si të mos duken të frikësuar e të trullosur, inertë deri në dhembje. Dhe, kur njerëzit tanë hudhin një shikim në fqinjësi dhe më gjërë në Evropë duke konstatuar se Shejtani, pra popullizmi i veshur me petkun e të djathtës ekstreme edhe aty po e bën punën e vetë madje duke e ndërkombëtarizuar atë, frika dhe shqetësimi  s’ka se si të mos bëhen alarmante.

Mjerisht, sot e këtu, njerëzit nuk po flasin për siguri e stabilitet sepse nuk po i ndjejnë ato, me ose pa arsye po shprehet dyshim ndaj drejtësisë dhe sistemit të vlerave që seriozisht po i eliminojnë bile edhe konceptet tradicionale për familjen. Të goditur nga njëra anë prej realitetit të  hidhur që po e jetojnë dhe legjendave e mitomanisë populliste nga ana tjetër, njerëzit nuk po gjejnë forcë për të shkundur pasivitetin e tyre dhe për të marrë mbi supe përgjegjësinë lidhur me ndryshimet eventuale. Të gjithë sikur po presin që të aktivizohet ai tjetri dhe në atë pritje e sipër po kalojnë vitet, proceset që po duken shpresëdhënëse po fillojnë të zbehen .Atmosferë e ambient sikur i porositur për Shejtanin dhe popullistët.   

Në këtë vazhdë, edhe Maqedonia sikundër edhe të gjitha shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe shtetet anëtare të NATO dhe BE(Kroacia, Rumania, Bullgaria, Greqia), po ballafaqohen me një depopullizim të frikshëm. “Shqipëria dhe Kosova po vdesin”, thuhet nëpër  komente e analiza të ndryshme të gazetarëve evropianë që haptazi po pyeten- për çfarë na duhen të aderojnë në BE shtete pa popullatë? Dhe, nëse të rinjtë e kuptojnë largimin nga vendi jo si mundësi e zgjedhjes por si diçka që nënkuptohet, a nuk e sjellë kjo në dilemë vetë ekzistencën e shtetit, në këtë rast të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë ?  

Kur bëhet fjalë për këtë dukuri, gjithsesi bie në sy edhe një trend që është i kundërt me konceptimin tonë tradicional të “daljes jashte vendit”. Sot, në fakt gjithnjë e më shumë po largohen familje të tëra të rinjësh dhe nuk po tregojnë as më të voglin interes për t’u kthyer, siç bënin gjeneratat e mëparme.

Kuptohet se fajet për këtë valë të depopullizimit, nuk mundë t’ia lëmë ekskluzivisht Shejtanit, pra lëvizjeve populliste që sigurisht se po ua vështirsojnë jetën të rinjëve duke nxitur urrejtje dhe jotolerancë e duke e kontaminuar situatën politike edhe ashtu të brishtë. Sepse, arsyet e largimit të të rinjëve janë shumëfish të ndërlikuara dhe ky fenomen nuk mundë të spjegohet vetëm në kontekst politik.

Shikuar nga prizmi perëndimor, p.sh,  dalin në pah edhe të tjera konstatime , siç është ai i një gazete austriake e cila para do kohe në një analizë të vehten kishte konstatuar se “  Arsyet kryesore të largimit të të rinjëve nga vendet e Ballkanit kanë të bëjnë me dëshirën për të ikur nga joliria, me varësinë prej partive politike, me pagat shumë të ulëta.Mbeten në vend vetëm ata të cilët janë të gatshëm të pranojnë dhe t’ju nënshtrohen rregullave të imponuara…”

Si pra të gjendet ai modus që të rinjtë tanë do t’i mbajë në vend, si të pengohet largimi i djemve e vashave që janë shkolluar me vite dhe nga të cilët të gjithë po presim që do e orientojnë vendin dhe popullin drejtë një jete më të begatë e më kuptimplote?

Gjeneratat e reja duhet të mbeten këtu sepse një gjë e këtillë është domosdoshmëri, sepse në atë mënyrë sigurohet ardhmëria. Por, këta të rinjë janë të lodhur nga korupcioni dhe krimnaliteti, nga punësimi dhe avansimi selektiv dhe këtë gjë do duhet zhdukur, siç do duhet zhdukur edhe tendencat në ritje të homogjenizimit etnik e religjioz të cilave po ju fryejnë lëvizjet e ndryshme populliste të cilat duke qenë se po funksionojnë në një dimension tjetër që nuk ka kurfarë lidhje me jetën reale, po mendojnë, mes tjerash se depopullizimi dhe largimi i të rinjëve është diçka që përherë i godet të tjerët, jo popullin e tyre, jo pjesëtarët e fesë së tyre.  [:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni