KF “Shkëndija” krenaria e kombit

I nderuar z. Lazim DESTANI,

KF “Shkëndija” krenaria e kombit

I nderuar z. Lazim DESTANI,

Në emrin tim personal dhe të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, KF Shkëndija, të gjithë lojtarëve, tërë stafit udhëheqës të kësaj skuadre të mrekullueshme të futbollit në RMV,  i urojmë përzemërsisht titullin – Kampion në futbollin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018/19.

Fitoret e këtilla na gëzojnë pa masë, për shkak se janë rezultat i mundit, i punës dhe i sakrificës së vazhdueshme në fushën e gjelbër. Arritja juaj kaq e lartë, kaq fisnike, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit është e një rëndësie të veçantë, sepse shumica prej jush treguat se edhe agjërueshëm, duke qenë gjithnjë në rrugën e Zotit, arrihen rezultate të jashtëzakonshme, lapidare dhe historike.

Për të gjithë lojtarët dhe të gjithë ata që janë shkëndijë  në “Shkëndijë” ne lutemi për çdo ditë që të keni shëndetin në realizimin e planeve tuaja të përditshme. Jemi thellë të bindur se ju po jepni maksimumin për të dalë faqebardhë në misionin tuaj, për të cilën gjë ne vazhdimisht kemi bërë dhe bëjmë tifo.

Ju lumtë, trima!

Allahu (xh. sh.) qoftë i kënaqur prej punës suaj!

Shkup, 20 maj 2019   Me respekt,

Reis’ul-Ulema i BFI-së në RMV

h. Sulejman ef. Rexhepi,

 

Comments are closed.