Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Karvani i Mbrëmjeve Kur’anore “Ramazani muaji i Kur’anit” të shtunë u ndal në qytetin e Kumanovës[:]

[:al]Në xhaminë “Sinan Pasha” në qytetin e Kumanovës, ditën e Shtunë (17.06.2017) para namazit të jacisë u mbajtën Mbrëmjet Kur’anore nën moton “Ramazani muaji i Kur’anit” që organizohet nga Rijaseti i BFI në bashkëpunim me Myftinitë e BFI-së.

Lexuesit e kësaj mbrëmje ishin Hfz. Xhemail Nuhiu, Mr. Eljesa ef. Asani si dhe Hfz. Avni ef. Asani Hapjen e këtij organizimi e bëri referenti i Myftinisë së Kumanovës Sadulla ef. Abdullau i cili pasi përshëndeti të pranishmit prezantoi lexuesit dhe rrjedhën e programit. Ndërsa në emër të Rijasetit të BFI-së fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së Muaz ef. Agushi i cili në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi për muajin e Ramazanit në emër të Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nën patronazhin e të cilit mbahen të gjitha organizimet e muajit të Ramazanit.

Më pas Muaz ef. Agushu në pika të shkurtëra përmendi aktivitetet që i ka planifikuar Rijaseti i BFI-së në bashkëpunim me myftinitë e saja për ti realizuar gjatë këtij muaji.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni