Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ka filluar rindërtimi i Xhamisë së Bojanës (Shkup)

Ka filluar rindërtimi i Xhamisë së Bojanës (Shkup)

Në prani të Kryetarit të BFI Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, muftiut të Shkupit mr. Qenan ef. Ismaili, kryetarit të Kuvendit të BFI së Fadil ef. Ramadanit, muftiut të Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, muftiut të Tetovës dr. Qani ef. Nesimi, muftiut i Shtipit dr. Nasir ef. Rexhepi, kryetarit të Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti dhe shumë hoxhallarëve nga Derveni, dhe të ftuarve të tjerë, më 1 shtator, 2019, ka filluar rindërtimi i Xhamisë së Bojanës (Shkup), komuna e Sarajit. Akti i nisjes së punës është përcjellë me ashere (këndim kuranor) nga nxënësi i Medresesë Isa Beu, hfz. Burim Hamidi.
Për xhaminë e fshatit ka folur imami i saj, Omer ef. Arsllani, ndërsa fjalën e përshëndetjes e ka paraqitur myftiu i Shkupit, mr. Qenan ef. Ismaili. Me fjalë përshëndetëse po ashtu është paraqitur edhe Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Fjalën e rastit në këtë solemnitet e ka paraqitur edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili ndër të tjera ka thënë se Bojana përherë është dalluar si vatër e fesë dhe e kombit, prej këtu ka pasur hoxhallarë me taban kombëtar, të cilët kudo ku kanë punuar i kanë dhënë dritë vetes, shqiptarisë dhe Islamit në përgjithësi. Kreu i myslimanëve, Sulejman ef. Rexhepi, ka folur edhe për rëndësinë e xhamive, për bashkëpunimin e BFI-së me të gjitha strukturat e pushtetit – që nga ato komunale e deri tek ato të niveleve të larta, si nevojë imediate për ruajtjen e vlerave më sublime të jetës shoqërore-politike (para së gjithash, fetare) në këto hapësira e më gjerë.
Ceremonia është mbyllur me leximin e disa ajeteve nga Kurani i shenjtë, nga Nexhmi Ferati. Duanë e fillimit të punëve e ka bërë h. Shaqir ef. Fetahu, myfti i Myftinisë së Gostivarit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni