Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]INFORMIM[:]

[:al]

Duke marrë parasysh se Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë është Institucion i vetëm i cili është kompetent dhe përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e jetës fetare, edukimin dhe arsiminin fetar, është përgjegjëse edhe për ruajtjen dhe zhvillimin e hifzit në Maqedoni.
Pasiqë numri i hafizëve vazhdimisht po rritet ndërsa në adresë të BFI-së ka kërkesa të shumta për pjesëmarrje në gara rajonale dhe ndërkombatëre të Kur’anit në hifz dhe lexim të bukur, BFI informon të gjithë lexuesit dhe hafizët të cilët kanë dëshirë të marrin pjesë në këto gara, të paraqiten për provimin kualifikues i cili do të mbahet me 02.04.2018 në selinë e Rijasetit të BFI-së.
Afati i fundit për paraqitje për provimin kualifikues është 04.02.2018, ndërsa kushtet për pjesëmarrje në provimi janë:
– Të jetë shtetas-e i (e) Republikës së Maqedonisë;
– Të ketë diplomë për mbarimin e hifzit;
– Mos të jetë më i (e) vjetër se 35 vjet (varësisht prej vendit organizator);
– Të ketë njohuri mbi rregullat e leximit të Kur’anit (texhvid, mekame, tertil) si dhe zë të bukur.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të paraqiten në selin e Rijasetit të BFI-së, si dhe në e-mailin zyrtar rijaseti.bfi@gmail.com ose të kontaktojnë personin përgjegjës, Muaz Agushi (muaz_agushi@hotmail.com075 474 868)
Reisul Ulema
H. Sulejmanef. REXHEPI
Kryetari BFI-së

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni