Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Iftar tradicional i shtruar nga Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi [:]

[:al]Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi shtroi iftarin tradicional ku në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: Të nderuar vëllezër e motra, përfaqësues të jetës politike, liderë partish, ministra, deputetë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në vend, përfaqësues të botës akademike, përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile, Myfti dhe ju bashkëpunëtorë të mij, nëpunës të Bashkësisë Fetare Islame. Ju shpreh falëndrimet e mia të përzemërta për këtë nder që na e keni bërë, duke na e nderuar sofrën e iftarit të përbashkët, i cili tashmë po bëhet tradicional. Porosia e një iftari të këtillë nuk është vetëm një takim formal gjithëpërfshirës, nuk është vetëm, thjesht, ngrënie e një vakti në një kohë të caktuar! Mbi të gjitha, ky takim ka kuptimin e demonstrimit të unitetit të përgjithshëm, unitet ky që reflekon respekt, dashuri, mirëqenie. Zaten, takimet e këtilla, ndonëse pa fjalë, përçojnë mesazhe kuptimplote se këtu ka jetë, ka koherencë dhe ka paqe në një kornizë ku divergjencat kulturore e fetare i japin kuptim pamjes që paraqet realitetin tonë.

Ne jemi këta që duam dhe mundemi të ulemi në një sofër të përbashkët. Ju bëftë mirë ky iftar! Ata që kanë agjëruar – Zoti ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet e tjera të kësaj dite![maxgallery id=”6673″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni