Hotel Gold, i pari hotel me Standardin Hallall në RMV

Hotel Gold, i pari hotel me Standardin Hallall në RMV

Më 24 korrik, 2019, Agjencia e Standardit Hallall, në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka ndarë Hotel Gold-it nga Shkupi certifikatën: Veprimtari Shërbyese me Standard Hallall. Certifikata i është dorëzuar pronarit, Bejto Morina, nga Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, në prani të Drejtorit të Agjencisë së Standardit Hallall, Muhamer ef. Veseli.
Agjencia e Standardit Hallall më parë kishte nxjerrë Udhëzuesin për Certifikimin Hallall të veprimtarive shërbyese (hotel, motel, bujtinë, kamping, restorant…) dhe Hotel Gold nga Shkupi kishte rezultuar firma e parë me këtë standard jashtëzakonisht të rëndësishëm. Klasifikimi ka përfshirë: dhomat, kuzhinën, hapësirat e përbashkëta, kuadrin udhëheqës dhe të punësuarit në objekt. Për dhomat janë paraparë 15 kushte, për kuzhinën 6, për hapësirat e përbashkëta 14, për kuadrin udhëheqës dhe të punësuarit në objekt 7.
Agjencia e Standardit Hallall vazhdon aktivitetin.

Comments are closed.