Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Homoseksualizimi, akt antinjerëzor dhe antifetar.

[:al]Allahu xh.sgh. thotë: O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj,që ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën tjetër (shoqen e saj), e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.”En-Nisa: 01.

Dallimi midis dy gjinive, mashkullit dhe femrës nuk bëhet për shkak të faktorëve shoqërorë, siç po pretendohet, por për shkak të faktorëve biologjik që ndikojnë edhe gjatë krijimit të tyre. Dallimet midis mashkullit dhe femrës nuk janë vetëm në gjymtyrë si pjesë organike, por dallimet kanë të bëjnë me natyrën e krijimit të saj.

Duke u nisur nga citati Kur’anor i mëparë përmendur vihet në pah se mashkulli dhe femra janë dy pjesë të një tërësie, janë pjesë të vetme përbërëse të familjes së shëndoshë, kurse nga ana tjetër familja është bërthama e shoqërisë[2]. Islami i koncipon funksionet e tyre në shoqërinë myslimane, jo si antagoniste por si komplementariste. Çdonjëri ka detyrat që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucion specifik.

Natyrshmëria në të cilën është krijuar njeriu është martesa mes dy gjinive të kundërta, sepse vetëm aty fillon zanafilla  e shëndoshë familjes si bërthama e parë e shoqërisë njerëzore. Homoseksualizmi apo lezbizmi, si dhe kurorëzimi mes dy personave të së njëjtës gjini është që alarmon për një anomali dhe sëmundje, te disa persona të kufizuar në numër, kurse sjellja e ligjit nga njerëzit e mençur për ti dhënë legjitimitet kësaj sëmundje alarmon se e tërë shoqëria është e sëmurë.

Homoseksualizmi sipas parimeve dhe principeve të përgjithshme të jurisprudencës islame përveç se është sëmundje, është vepër e ndytë  që konsiderohet vepër penale. Se homoseksualizmi është veprim penal në të drejtën islame, të këtij mendimi janë të gjithë juristët islam pa varësisht nga vendi dhe koha që kanë jetuar. E vetmja çështje që juristët islam kanë kundërthënie mes tyre e që debatojnë përmes argumenteve është lloji i sanksionit që duhet zbatuar ndaj kryerësit e kësaj vepre penale.

Prandaja BFI duke u mbështetur në burimet autentike islame, në mendimet unanime të juristve islam në të gjitha kohët, dhe në të vërtetat shkencore që trajtojnë këtë çështje, konsideron se sjellja e ligjit për legjitmimin e gjinisë tretë është akt jo civilizues, jo human, dhe i pa pranuar për besimtarët Islam, dhe se ne ngelim fuqishëm në bindjen tonë se formimi i familjes së shëndoshë  mund të bëhet vetëm nga një mashkull dhe nga një femër, e assesi nga dy pjesë të së njëjtës gjini.[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni