‘Halkbank’ shtron iftar në Shkup; merr pjesë edhe Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi

 

Më 17 maj, 2019, në Hotel Double Tree by Hilton iftar, në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar drejtori i  i “Halkbank SH.A.”, Shkup, z. Bilal Sucubaşi.  Kanë qenë të pranishëm në këtë iftar Drejtori i Pêrgjithshëm i Halkban z. Osman Arslan, Kryetari i Shtetit, Stevo Pendarovski dhe  Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe të ftuar të tjerë.

Duanë e bukës së ngrënë në Iftar e ka bërë kreu i Bashkësis Islame të RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi.

Kreu i BFI h. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe vllazërore me drejtorin gjeneral tê Halkbank z. Osman Arslan

“Halkbank” është një ndër bankat kryesore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është me prejardhje nga Republika e Turqisë. Me sloganin e punës “Të rëndësishëm janë njerëzit“, ajo nga viti në viti gjithnjë e më tepër është duke shënuar suksese në aktivitetin e vet bankar dhe të sigurimeve.

Comments are closed.