Hallall Standard

Agjencioni për Hallall Standard bënë certifikimin e ushqimeve dhe shërbimeve konform standardizimit hallall botëror në përputhshmëri me dispozitat islame. Kryetar i këtij agjencioni është Driton Dikena.
Standardi “Hallall”, nuk është një trend bashkëkohor i panjohur për besimtarët musliman, por ky standard është pjesë e pandashme e tërësisë së islamit dhe, si i tillë edhe i vetë muslimanit, e që në esencë është një predispozitë islame me të cilën janë urdhëruar besimtarët islam ta implementojnë në jetën e përditshme praktike në ndërtimin e jetës individuale, familjare dhe asaj shoqërore. Licenca për Hallall Standard nuk është vetëm një dokument që vërteton se plotëson një kriter bashkëkohor, ajo mbi të gjitha dhe para se të gjithash është një dëshmi islame për plotësimin e kritereve dhe kërkesave të jurispodencës islame për çështjen për të cilën jepet liqenca për Hallall Standard
Hallall Standardi nuk është i përkufizuar në një lëmë, përfshi industrinë e gjithmbarshme ushqimore, qumështin dhe prodhimet e qumështit, mishin dhe prodhimet e mishit, prodhimin e mjaltit, pjesën e industrisë kimike, farmacinë dhe kozmetikën, industrinë e lëkurës, prodhimin e ujit të pijshëm, ndërtimtarinë, sistemin bankar etj.
Hallall Standardi nënkupton sigurim shtesë në industrinë ushqimore, se prodhimet ushqimore janë të shëndetshme, kualitative dhe se të njëjtat prodhime nuk përmbajnë elemente kancerogjene, as ngjyra, aromë, aditivë, emulgatorë të dëmshëm për shëndetin e njeriut e të cilat, njëherësh, janë të ndaluar sipas rregullave islame. Standardi Hallall vetvetiut nënkupton një
proçes i cili kontrollon implementimin e saj duke filluar nga lënda e parë deri tek prodhimi final, transporti, pra deri te konsumatori, e që është garancë se prodhimet nuk përmbajnë asnjë lëndë të ndaluar në bazë të sheriatit islam.
Duke marë parasysh rethanat që po zhvillohen në në shoqërinë njerëzore në përgjithësi dhe, të shoqërisë muslimane në veçanti, Bashkësia Fetare Islame në RMV si i vetmi institucion kushtetuses dhe ligjor në vend përgjegjës për organizimin dhe udhëheqësinë e jetës fetare islame, me këmbëngulje shpreh tendencën për mbrojtjen sa më shumë që të jetë e mundur të shoqërisë islame nga ndalesat (haramet). Prandaj me qëllim të ruajtjes së fesë dhe shëndetit të besimtarëve islam, BFI mori mbi supet e veta iniciativën dhe angazhimin që të formoj Agjenci të veçantë me njerëz profesional të sferave të ndryshme, për të bërë vlersimin e ushqimeve dhe produkteve, duke licencuar me çertifikim hallall konform kritereve dhe parimeve të Jurispodencës islame.
Për realizimin e këtij projekti me shumë përgjegjësi, Rijaseti i BFI-së, i vetëdijshëm për përgjegjësinë, shqyrtoi në detaje planet dhe mundësitë e fushëveprimit të kësaj agjencie, duke u mbështetur në nevojën imanente të besimtarëve musliman, në vitin 2013 vendosi që në kuadër të Rijasetit të BFI-së të themelojë Agjencinë për Hallall Standard, pas shkëmbimit të përvojave me Agjencinë për Hallall Kualitet nga Bosnja e Hercegovina.
Që nga fillimi i vitit 2016 Agjencia për Hallall Standard ka filluar bashkëpunim intenziv në sferën e trajnimit, mbështetjes dhe ndarjes së përvojave me Institutin GIMDES për hulumtime hallall nga Republika e Turqisë – Stamboll, njëherit e vlersuar lartë në arenën ndërkombëtare për rezulltatet e saja. Në vitin 2016 për nevojat e Agjencisë për Hallall Standard nga Instituti i Standardizimit të Republikës së Turqisë me seli në Ankara (TSE), në sferën e sertifikimit hallall, janë trajnuar dhe sertifikuar kuadër të kësaj Agjencie. Nga viti 2016 Agjencia për Hallall Standard është anëtare e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Që nga viti 2018 Agjencia për Hallall Standard është anëtare e WORLD HALAL COUNCIL (WHC) me seli në Istanbul, ku janë anëtare me dhjetëra drejtori, agjenci dhe institute hallall nga Europa, Afrika, Azija përfshi SHBA, Canada dhe Australinë. Agjencia për Hallall Standard nga viti 2021 është anëtare e Institutit të Standardizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup.
Në bazë të rregullores së punës së Agjencisë, dhe sistematizimit të vendeve të punës të miratuar në vitin 2017 nga Rijaseti dhe Kuvendi i BFI-së, në strukturën administrative dhe menaxhuese të Agjencisë përfshihen:
– Drejtoria e Agjencisë
– Këshilli verifikues dhe mbikëqyrës
– Komisioni profesional për implementimin e Standardit Hallall
– Mexhlisi i Fetvasë pranë Agjencisë
Drejtor i Agjencionit për Hallall Standard është Driton Dikena.