Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Gurthemeli i Xhamisë së re në fsh. Sllatinë – Tetovë[:]

[:al]Më 18.09.2018 (e martë), në fsh. Sllatinë të Komunës së Teracës është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë së re, ku kjo Xhami do të ndërtohet me mjetet e bashkëfshatareve.
Në këtë manifestim morën pjesë: Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorë e tij, Myftiu i Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Kryetari i Komunës së fsh. Tercës Isen Asani, Zëvendëskryeministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu, drejtori për diasporë pranë BFI-së Dr. Selver ef. Xhemaili, drejtori për kulturë pranë BFI-së Dr. Muaz ef. Agushi, Koordinator i medresesë paralelja e vajzave në Tetovë Beqir ef. Memeti, Myftiu paraprak i Tetovës Alifekri ef. Esati,ish kryetar i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, imami xhamisë hz. Omer të fshatit Sllatinë Harbin ef. Jonuzi, këshilli inicues i xhamisë së re, hoxhallarë të fshatrave përreth, mysafir si dhe një numër bukur i madh i xhematit të fsh. Sllatinë.
Në këtë manifestim të pranishmit u përshëndetën nga: kryetari i Komunës së Tearcës, zëvendësministri, këshilli iniciues i xhamisë, imami i xhamisë së vjetër dhe Myftiu i Tetovës. Ndërkaq fjalën e rastit për këtë manifestim e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Që në fillim të fjalimit të tij ai tha se vet prezenca e hoxhallarëve dhe xhematit tregon se sa rëndësi ka ndërtimi i xhamive në vendin tonë. Më pas ai foli për rëndësinë e xhamisë dhe tha se në xhami bëhet dhe adhurohet vetëm Allahu xh.sh. duke e argumentuar me ajetin: Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut! (Xhin, 18).
Fjalimin e tij Reis ul Ulemaja e përfundoi duke përgëzuar këshillin nismëtarë dhe xhematin e fsh. Sllatinë, për këtë nismë të hajrit ku përmendi hadithin e Pejgamberit a.s. përmes të cilit premton se: “Ai i cili ndërton xhami, Allahu xh.sh. për te do të ndërton një shtëpi në xhennet.“
Ndërkaq duan e këtij manifestimi e bëri Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Pas gurthemelit këshilli i xhamisë kishte përgatitur një koktej për të gjithë të pranishmit.

[maxgallery id=”9885″]

[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni