Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Gostivar, festohet ditëlindja e profetit Muhamed

H. Sulejman ef. Rexhepi – Reis ul Ulema i BFI-së, deklaroi se vlera më e madhe që myslimanët mund t`i tregojnë botës është toleranca, mirëkuptimi, harmonia fetare që ata rrezatojnë
Shaban Sinani 
Ambienti i Sallës së sporteve në Gostivar, ishte i vogël për t’i zënë të gjithë ata që ia kishin mësyrë këtij ambienti, për të prezantuar në manifestimin tradicional të tetin me rradhë që organizohej me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. 
Emra të njohur të teologjisë, politikës, diplomacisë dhe artit morën pjesë në këtë organizim, që është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme.
Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim fetar kishte Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili vlerësoi figurën e profetit Muhamed si mëshirë për botërat.
“Ai u dërgua si mëshirë për të gjithë botërat dhe e njerëzimit. Fjala e Zotit që ai transmetoi, çdo e ditë e më shumë po rinohet. Ai është vula e profetëve”, tha ef. Fetahu. 
Ndërsa fjalën rasti kishte H. Sulejman ef. Rexhepi – Reisul Ulema i BFI-së, i cili në përshëndetjen e tij, deklaroi se vlera më e madhe që myslimanët mund t`i tregojnë botës është toleranca, mirëkuptimi, harmonia fetare që ata rrezatojnë.
“Përmes këtij manifestimi shënojmë ditëlindjen më të veçantë të figurës më të shquar të njerëzimit, personalitetin që u lind për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë konceptet që kanë të bëjnë me individin, familjen, shoqërinë, kulturat dhe civilizimet. Mevludi gjegjësisht lindja e Muhamedit a.s paraqet, motra e vëllezër, pikënisjen e zhvillimit të frymës së re për një jetë me perspektive, mbi të gjitha për të rifreskuar dritën e fuqishme të Allahut mbi krijesat e Tij që dërgonte kohë pas kohe kur njeriu i nënçmonte vlerat”, theksoi kreu i BFI-së.
Sipas tij, nëse dëshironi të njiheni me thellësinë e dritës, karakterin e fuqishëm, me besnikërinë ju duhet të përqendroheni në figurën e pastër, Muhamedin a.s. “E gjithë ajo veprimtari e bujshme po mahnit edhe sot e kësaj dite shkencëtarë, mendimtarë, filozofë, ideologë e lider botëror, andaj e gjithë kjo na bënë që neve të na shton dashurinë ndaj Muhamedit a.s. Jeta e tij e pastër shërben si model për shkencëtarët islam që të nxjerrin dispozita e ligje që kanë të bëjnë me fenë, institucionalizimin e vlerave shoqërore, shkencën, shtetit, ndërtimin e marrdhënieve ndërfetare e ndërkulturore, e gjithë kjo është mbështetur në fjalën Hyjnore të Allahut xh.sh “, theksoi Reis Ul Ulemaja dukle nënvizuar se besnikëria, përkushtimi i sinqertë, dhe autoriteti i tij ( Muhamedit a.s) kanë bërë që të mbetet përjetësisht i gjallë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tonë.
Nën prezantimin e artistit të Popullit Mirush Kabashi, të pranishmit që kishin mbushur sallën e sportit dëgjuan recitale që lëvdonin figurën e Muhamedit. Pjesa artistike u mbush edhe me këndimin e disa vargjeve nga Kurani famëlartë nga hafizi i mirënjohur Aziz Alili dhe ilahitë e kënduara nga Kori i SH.M.I. Medreseja ISA BEU – Paralelja e shtrirë e vajzave – Gostivar.         
Më 15.02.2011, Gostivar

DSC_0352 DSC_0165 DSC_0141 DSC_0134 DSC_0089 DSC_0086

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni