Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Fshati Mexhtli me Xhami të re[:]

[:al]Në fshatin kufitar Mxhitli, që shtrihet në territorin e Muftinisë së Manastirit, u bë hapja solemne e Xhamisë së re. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësueses të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RM H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit hf. Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Manastirit Amit ef. Rasimi me bashkëpunëtorët e vet, Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Prilepit Shefket ef. Imeri, Drejtori për diasporë pranë BFI-së Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori për kulturë pranë BFI-së Dr. Muaz ef. Agushi, përfaqësuesi i FSHI-së, profesor Dr. Beadin ef. Ameti, këshilli i xhamisë së re, hoxhallarë, student, nxënës, mysafirë si dhe një numër bukur i madh i xhematit vendor
Që në fillim të këtij manifstimi të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i këshillit të xhamisë, Bujar Kamberi, nga donatori kryesor, i biri i haxhi Qerimit, Bujar Sulejmani, nga drejtori për diasporë pranë BFI-së Dr. Selver ef. Xhemaili, Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Manastirit Amit ef.Rasimi, i cili falenderoi të gjithë që kontribuan në ndërtimin e kësaj Shtëpie të Zootit, në veçanti familjen Sulejmani, ndërsa fjalën e rastit për këtë manifestim e mbajti përfaqësuesi i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RM H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit, hf. Shaqir ef. Fetahu, i cili në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së përuroi hapjen e xhamisë së re të fshatit Mexhitli. Kurse duan e hapjes së xhamisë e bëri Prof. Dr. Beadin ef. Ameti. Pas hapjes dhe faljes së namazit të drekës këshilli i xhamisë kishte përgatitur një drekë modeste për të gjithë të pranishmit.

[maxgallery id=”9923″][:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni