Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Fillon rindërtimi i Xhamisë Xhedid Isa Beu në Seravë

Fillon rindërtimi i Xhamisë Xhedid Isa Beu në Seravë

Në prani të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pastaj të myftilerëve – të Myftinisë së Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Ohrit dhe të Strugës, të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, të Kryetarit të Kuvendit të BFI, të një numri të madh të profesorëve të Medresesë Isa Beu dhe të xhematit, më 26 qershor, 2019, është hedhur guri themeltar për rindërtimin e Xhamisë Xhedid Isa Beu në lagjen Seravë të Shkupit.
Manifestimi ka filluar me një pjesë nga Kurani fisnik, të deklamuar nga Xhemil ef. Sadiki. Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Qenan ef. Ismaili. Me fjalë rasti është paraqitur edhe imami dhe hatibi i Xhamisë, Muharrem ef. Loku. Poashtu me fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.
Fjalën ‘për punë të mbarë’ e mbajti Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI-së, i cili foli për rëndësinë e ndërtimit dhe të rindërtimit të xhamive – një veprimtari kjo tejet e çmuar në ruajtjen dhe rigjallërimin e jetës fetare islame në këto hapësira.
Duanë e fillimit të punëve në Xhaminë Xhedid Isa Beu në lagjen Seravë të Shkupit e bëri myftiu i Myftinisë së Gostivarit, h. Shaqir ef. Fetahu.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni