Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Fetwa nr. 5: Fekondimi artificial in-vitro.[:]

[:al]Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup

 

Pyetja:

 

Es-selamu alejkum.  Jemi të interesuar të dimë përgjigje zyrtare rreth dispozitës islame për Statusin e  fekondimit artificial in-vitro sipas sheriatit islam, më konkretisht, femra me spermatozoid nga personi i pa njohur ?

 

Përgjigje:

Fillimisht të theksojmë se çështja e fekondimit artificial apo siç quhet in-vitro, është një çështje relativisht e re dhe bashkëkohore, që nënkupton se për këtë çështje nuk gjejmë sqarime të drejtpërdrejta të dijetarëve të gjeneratave të para që të kenë trajtuar këtë çështje, megjithatë duke u mbështetur në parimet e përgjithshme të jurisprudencës islame, intencat e dispozitës për çështjen konkrete gjemë se këtë çështje e kanë trajtuar juristët islam bashkëkohorë.

Çështja e fekondimit artificial në mjekësinë bashkëkohore njihet nga gjysma e dytë e shekullit XX më konkretisht pas lindjes së foshnjës së parë Luiza Braun më 25. 07. 1997 e cila u quajt “Foshnja e epruvetës”.

S’ka dilemë se si problematikë bashkëkohore detyrimisht u kërkua qëndrim zyrtar Islam rreth dispozitës së kësaj çështje. Me këtë çështje u angazhua akademia e Fikut Islam me seli në Xhede ku në konferencën e saj pas shumë debateve, analizave, shqyrtimeve, konsultimeve nga dijetarë eminent islam nga fusha e jurisprudencës islame, sociologjisë, mjekësisë dhe në fund erdhën në përfundim nga të gjitha metodat e fekondimit artificial sipas islamit janë të lejuara vetëm dy metoda, e që janë:

  1. Nëse merret spermatozoidi i mashkullit dhe mbjellët, ose përmes metodave artificiale futet në mitrën e bashkëshortes së tij, proces ky që quhet fekondim i brendshëm artificial. Këtë lloj fekondimi sheriati Islam e lejon, nëse konstatohet domosdoshmëria e fekondimit artificial.
  2. Nëse merret spermatozoidi i mashkullit dhe vezorja e femrës që janë bashkëshortë mes veti dhe vendohen në epruvetë, e pastaj prej epruvetës morulla vendohet apo mbjellët në mitrën e femrës nga e cila është nxjerrë vezorja. Edhe këtë lloj të fekondimit artificial e lejoi sheriati islam.

Nga kjo që thamë nënkuptohet se fekondimi artificial me spermatozoid të mashkullit të pa njohur është veprim i ndaluar (haram) sipas Islamit.

Vallahu ealem.

 

Literatura e konsultuar:

  1. Dr. Vehbe Zuhjeli, Fikhul islami ve ediletuhu, 3/599
  2. Dr. Jusuf Kardavi, fetave muasire, 1/561
  3. Esherbasi, jeseluneke fid-dini vel hajat, 1/250
  4. I. Abasi, T. Bislim. F. Ebibi, J. Zimeri,  E drejta familjare në Islam, bot. Mexhlisi Shura i BFI- Shkup, 1996
  5. Dr. Taxhedin Bislimi, Edukata islame pjesë përbërëse  e besimit, 1/275.

 

Shkup, 15 Prill, 2018.

                                                                   Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI-së- Shkup

      Kryetar: Jusuf ef. Zimeri[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni