Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

– Fetva nr. 01.

 

Untitled-2211

Fetva nr. 01.

Mexhlisi për Fetva pranë Riasetit të BFI në RM.

Duke u mbështetur në kërkesën e disa lexuesve dhe në ankesat e disa nga organet dhe institucionet e BFI në RM, si dhe në raportin e Komisionit profesional nga Rijaseti i BFI-së, për shpërndarjen e kompletit të librave të botuara nga shtëpia botuese “NUN”, Mexhlisi për fetva pran Rijasetit të BFI, në takimin e vet të rregullt, mbajtur më 01. 12. 2015, e analizoi dhe e shqyrtoi përkthimin dhe botimin e kompletit të titulluar “Bibliotekë shkencore” të përbërë prej këtyre nëntë (9) titujve:

  1. BAZAT E IMANIT NË DRITËN E KUR’ANIT DHE SUNETIT- Grup autorësh (pa emra)
  2. MËKATET E MËDHA – Autor, Imam Dhehebiju,
  3. KOMENTAR I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIJUT- Autor – Muhamed Ibn Salih el Uthejmini:
  4. HYTBE (AJETE DHE HADITHE PËR DERSE DHE HUTBA) Autor: Muhamed Ahme del Adevij.
  5. KUSHTET E FESË – Autor Muhamed in Salih el Uthejmini, mblodhi punimet: Fehd bin Nasir Es-Sulejman.
  6. PËRMBLEDHJE E FIKHUT – Abduladhim Bedevij, përktheu- Grup përkthyesish.
  7. RIJADU ES-SALIHIN.
  8. TFESIR KUR’ANI – VËLLIMI I-rë Autor: Abdurrahman in Nasir Es-Sa’dij.
  9. TFESIR KUR’ANI – VËLLIMI IV- Autor: Abdurrahman in Nasir Es-Sa’dij.

Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së, duke analizuar të gjitha këto botime, një nga një, për për opinionin e gjërë lëshonë këtë Fetva.

  • Librat e lartëpërmendura të përkthyera nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, të botuara nga shtëpia botuese “NUN”, në brendinë e tyre kanë përmbajtje ideologjike që nuk përputhen me mësimet dhe parimet e shëndosha shkencore dhe islame. Vlerësohet kështu ngase, librat e tilla në aspektin akaidologjik shpjegohen sipas metodologjis vehabiste që drejtëpërdrejtë kundërshtohet me metodologjinë Esharite dhe Maturidite që përbëjnë pjesën dërmuese të Ummetit islam. Librat që përmbajnë ideologji vehabiste brenda këtij kompleti, në veçanti janë librat: “Kushtet e Fesë” nga autor Muhamed Ibni Salih El Uthejmini, libri: “Bazat e imanit në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit” (grup autorësh pa emra), libri, “Komentar i dyzet haditheve të Nevevijut”, autor Ibni Uthejmini, në të cilët drejtëpërdrejtë kundërshtohen parimet dhe mësimet akaidologjike Esharite dhe Maturidite dhe shpeshëherë njollosin edhe dijetarët eminent islam.
  • Libri “Përmbledhje e Fikhut” si pjesë përbërëse e këtij kompleti nga autor Abduladhim Bedevij, në brendinë e vet, çështjet e fikhut i trajton sipas parimit dhe metodologjisë jomedhhebiste. Kjo nënkupton se ky libër me shpjegimet e tij në sferën e praktikimit të normave juridike islame, duke filluar nga abdesi, namazi, e deri të ndërrimi dhe mohimi i disa dispozitave të sheriatit islam, shpeshëherë kundërshtohet jo vetëm me medhhebin hanefij, por edhe me tre medhhebet e tjera që përfaqësojnë Ehli Sunne vel xhemaa. Prandaj, Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së, vlerëson se këta libra të përkthyera në gjuhën shqipe, jo vetëm që nuk ngrisin nivelin e mësimeve të shëndosha Islame në trevat tona, por edhe shkaktojnë huti dhe përçarje në mesin e xhemateve.

Sëkendejmi, mexhlisi sjell fetvanë që këta libra, si dhe botime e tjera që kanë të bëjnë me islamin e që janë të pa recensuara nga organet apo institucionet profesionale, nuk kanë vend në mesin e popullatës sonë islame.

 

03 Dhjetor, 2015 Shkup                                 Mexhlisi për Fetva pran Rijasetit të BFI në RM

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni