Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

[:al]Festohet 88-vjetori i Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite[:]

[:al]Me rastin e Ditës Kombëtare të Arabisë Saudite, Ambasada arabe në Tiranë ka organizuar një pritje ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike të medias si dhe përfaqësues të organizmave fetare islame nga vendi dhe rajoni. Në këtë pritje mori pjesë edhe delegacioni i autorizuar nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i përbërë nga kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti dhe nga Myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmani.
Me këtë rat, në fjalën e vet drejtuar të pranishmëve, ambasadori i Arabisë, Talat Salem Radvan, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. Ai, veç tjerash, para të pranishmëve nënvizoi: “Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shënuar të vlerësoj si unike marrëdhëniet që ekzistojnë nëpërmjet Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Shqipërisë. Të bazuara në mirëkuptim reciprok, stafi aktual i këtyre marrëdhënieve është më i shkëlqyeri që nga vendosja e marrëdhënieve. Nënvizoj njëkohësisht angazhimin tonë rigoroz për ndjekjen e një axhende ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimin në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë”. Ambasadori Radvan në këtë ditë fdestive për Arabinë Saudite ka shprehur gatishmërinë dhe interesin e thellimit të bashkëpunimit edhe me shtetet e tjera të rajonit.
[maxgallery id=”7244″]
[:]

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni