Primitivizëm i paparë në karnavalin e Vevçanit

Pëllumb Veliu për gazetën  “Nova Makedonija”
Në fakt, askush nuk ka asgjë kundër maskës së karnavalit, megjithatë për mënyrën se si ishte e gjithë ajo e realizuar, me të vërtet nuk kam koment dhe për këtë u desh të bëhej vetëm një kërkim faljeje; megjithatë, nuk kishte virtyt e as moral (guxim) për të kërkuar falje.
 pllumbi
Si e komentoni gjendjen e cila ditëve të fundit ndodh në Strugë dhe në fshatrat përreth dhe të njëjtat që u reflektuan në Manastir dhe Tetovë?
Pëllumb Veliu: Ju faleminderit për kujdesin. Konkretisht për atë që ndodhi ditëve të kaluara në Strugë dhe fshatrat përreth mund të them se është gjendje për të cilën duhet dhënë angazhim jovetjak dhe pa paragjykime, në të kundërtën situata është mjaft e tensionuar, përkatësisht nuk është ashtu siç duket. Megjithatë, unë mund të flas për Manastirin dhe të them se pavarësisht se çka të ndodh në R.M, dhe në rajon, por ka një prapavijë etnike ose fetare, pa pretekst gjithçka, dhe gjithçka reflektohet në Manastir, ashtu siç është edhe rasti i fundit, përkatësisht Myftinia e BFI-Manastir për gjithçka e paguan faturën, megjithatë, duhet të potencoj se muslimanët në Manastir asnjëherë nuk janë hakmarrë, e as që kanë bërë ndonjë provokim dhe si kundërpërgjigje vitin e kaluar, të mos kthehemi edhe më pas, pothuajse çdo ditë jemi zgjuar me grafite e grafite të ndryshme, me përmbajtje të ndryshme ofenduese dhe kërcënuese. Përpjekje për djegie të xhamive, hyrje me dhunë dhe grabitje të xhamive dhe për gjithçka është  informuar SPB- Manastir, mirëpo akoma deri më tani nuk ka asnjë rezultat nga SPB-Manastir. Myftinia e BFI-Manastir jo që nuk kishte mundësi të trumbetojë te të gjitha mediat dhe ta nxeh situatën, pikërisht për shkak të qetësisë në vend, gjithnjë kërkonte (insistonte) të drejtohet atje ku duhet, por për fat të keq, asgjë nga gjithë ajo, thjesht më është bërë e tepërt duke dërguar ankesa në SPB-Manastir, andaj për atë arsye në bazë të nenit 39 nga Kodi penal i RM për gjithçka që ka ndodhur do të ngremë padi penale te Prokurori publik i RM, ndërsa ai mbi rrugën e detyrës zyrtare, nëse ajo diçka i vlen, le t’i ndërmarrë masat e duhura.
Pse revolta u shpreh ndaj objekteve fetare (xhami dhe kisha), kur e gjithë ngjarja filloi prej pakënaqësive nga maskat e karnavalit?
Pëllumb Veliu: Në këtë rast nuk bëhet fjalë për maskën e Karnavalit, por për ofendim klasik të të gjithë asaj që është e shenjtë në fenë islame. Në fakt,  mediat elektronike nëse dëshirojnë që qytetarëve të RM t’ua përshkruajnë të vërtetën e ngjarjes, atëherë në tërësi duhet të prezantojnë veprën e realizuar. Si është e mundur që i gjithë opinioni,  se çka në të vërtetë ka ndodhur në atë karnaval – e jo të mbulohet apo të fshihet e vërteta pas ndonjë maske – të përqendrohet në atë skenë, në mënyrën më të vrazhdtë jonjerëzore deri më tani, që është e paparë në historinë botërore,  si është përdhosur Kur’ani fisnik, që më saktësisht ishte emërtuar si organ mashkulli, “KURON”, që përdhos;  e gjithë ceremonia e varrimit e traditës fetare islame, e përdhosur ishte edhe tradita e veshjes fetare të gruas muslimane, si dhe flamuri tradicional musliman. Në fakt,  askush nuk ka asgjë kundër maskës së karnavalit, megjithatë për mënyrën se si ishte e gjithë ajo e realizuar, me të vërtet nuk kam koment, dhe për këtë u desh të bëhej vetëm një kërkim faljeje, megjithatë, nuk kishte virtyt e as moral (guxim) për të kërkuar falje.
Kush ka mundur ta ndez bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike në vend?
Pëllumb Veliu: Nga e tëra shihet se ka shumë të atillë të cilët shtetit tonë nuk ia duan të mirën, përkatësisht individë dhe grupacione të cilët nuk kanë njohuri për të shenjtën dhe fenë, me një fjalë nuk gjejnë mënyrë që ta arrijnë qëllimin e hartuar, e që ajo është destabilizimi i shtetit.
Kush ka dobi nga ngjarjet e tilla? A është e mundur që dikush të ketë përfitime?
Pëllumb Veliu: Atë nuk e di që t’jua tregoj, sigurisht që dikush ka disa matematika, por atë duhet ta zbulojnë organet kompetente shtetërore.
Ditëve që kaluan, në media kishte deklarata se në prapaskenë të këtyre ngjarjeve qëndojnë struktura radikale. Vallë, a ekzistojnë në Strugë dhe rrethinë grupacione të strukturave vehabiste dhe a është e vërtetë se ajo është arsye për këtë gjendje?
Pëllumb Veliu: E dhimbshme është që ditëve të fundit mediat, në veçanti ato elektronike,  sikur po bëjnë gara se kush do të japë ndonjë ekskluzivitet, përkatësisht kush do të plasojë një lajm, duke  mos e vërtetuar atë lajm; kam ndjesinë se për momentin kemi një huti të madhe mediash, përkatësisht etiketime paushalle dhe predikime vetëkënaqësie të ngjarjeve nga ana, që duhet patjetër ta themi, e mediave të papërgjegjshme. Në këtë rast kemi revoltë te qytetarët muslimanë në Strugë dhe rrethinë dhe dihet saktësisht për çfarë: “Ofendim ndaj fesë islame dhe gjërave të shenjta”, ndërsa sa i takon çështjes se a kishte grupacione radikale apo jo, dhe nga cila proviniencë fetare-kushtimisht nëse mund të them fetare, sepse nuk ka radikalizëm fetar, për të cilën, përgjigje më të mirë mund të japin shërbimet e SPB të RM në Strugë.
Sinqerisht besoj që organet shtetërore gjithë kësaj çmendurie do t’i japin fund, ndërsa të gjithë qytetarëve të R.M u dëshirojmë që të mos bien pre e ndonjë aktiviteti provokativ, në fakt u dëshiroj vullnet të mirë.
(“Nova Makedonija”, 3.2.2012, autore Radmilla Zarevska)

Comments are closed.