Hapje solemne e objektit të renovuar

muf...2 muf.. muf..1

 

Hapje solemne e objektit të renovuar
Me rastin e përurimit të objektit të renovuar të Muftinisë së Tetovës morën pjesë: Kryetari i BFI-së Reis Ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhpi me kabinetin e tij, sekretari gjeneral Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Shkupit Rexhep ef. Jusufi, Muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, Muftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri , Muftiu i Shtipit Isa ef. Ismaili, Muftiu i Dibrës Ramazan ef. Hasa, Koordinatori i Muftinisë së Ohrit Samet ef. Hajdari, Koordinatori i Muftinisë së Prilepit Shefket ef. Imeri, ish Muftinjtë e Tetovës Alifekri ef. Esati dhe Nexhadi ef. Limani, Kryetar i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, Sekretar i Fshi-së Argëtim Saliu, drejtori i SHMI-“ Isa-Beu”, Ibrahim ef. Idrizi, Drejtorët e sektorëve të ndryshëm në rijaset, drejtuesit e paraleleve të shtrira, profesorë te FSHI-së, Medresesë së “Isa – Beu” Shkup, anëtarët e Muftinisë së Tetovës dhe anëtarët e Kuvendit të BFI nga Tetova, hoxhallarët e Muftinisë të Tetovës, si dhe disa dashamirë të tjerë të jetës fetare.
Manifestimin e moderoi kryeimami i Tetovës Ejup ef. Selmani, dhe më pas u lexuan disa ajete kur’anore nga imami i nderuar Hfz. Abdurahim ef. Murati. Ndërkaq Myftiu i Tetovës i përshëndeti të pranishmit, duke potencuar se i gjithë renovimi i objektit është donacion i njerëzve dhe institucioneve bamirëse. Ai luti Allahun Fuqiplotë që të pranishmit dhe të gjithë donatorët ti shpërblej me më të mirat e Tij. Fjalën kryesore e pati kryetari i BFI-së Reis Ul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i cili shprehi falënderimet e përzemërta për pritjen si dhe për tubimin e masës së gjerë me rastin e një akti shumë sublim, siç është hapja solemne e këtij objekti .
Kryetari i BFI-së veç tjerash, duke u bazuar në literaturën Islame, tha se, për ndërtimin e një objekti fetar, në rastin konkret objekti i Muftinisë, All-llahu garanton se atyre njerëzve do t’iu ndërtojë një pallat në xhenet. Duke përfunduar , Kryetari u shpreh se ndjehet shumë thellë i bindur se BFI, Konkretisht Muftinia e Tetovës, ka potencial për të ecur përpara.

Ndërkaq surpriza e radhës e përgatitur nga Muftinia e Tetovës ishte dhënia e një plakete nga ana e Muftiut Kryetarit të BFI-së, Reis Ul-Ulema Haxhi. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e tij fetar dhe kombëtarë, si dhe në ruajtjen e institucionit të BFI-së dhe në orientimin e tij në mënyrën më të përshtatshme për ti tejkaluar sfidat brenda disa dekadave.
Poashtu Muftiu i Tetovës plaket u dhuroi edhe myftinjve paraprak të Muftinisë së Tetovës, Alifekri ef. Esadit dhe Nexhadi ef. Limanit, për kontributin dhe angazhimin e tyre maksimal në ruajtjen e institucionit fetar Islam të Muftinisë së Tetovës, si dhe në ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare në shoqëri në përgjithësi.

Comments are closed.