Mirënjohje për Reisul Ulemanë h. Sulejman ef. Rexhepi

bfi3 bfi bfi2

BFI në shërbim të ardhmërisë

“Dora që përkund djepin, edukon popullin”, ishte thënia e famshme që para disa viteve Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e pat thënë në një dokumentar të kushtuar edukimit të femrës shqiptare e myslimane në RM. Pas ndihmave për shkollat fillore dhe për personat me aftësi të kufizuara, radhën e kanë spitalet që po përjetojnë një periudhë të vështire me mungesa të theksuara të kushteve elementare. Duke u nisur nga kjo bindje, Bashkësia Fetare Islame gjithmonë dhe në kontinuitet ka investuar në drejtim të dhënies së kontributit të vet në të mirat e shoqërisë.
Për këtë arsye, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RM, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, pranoi mirënjohjen dhe falënderim nga Drejtori i Spitalit të Specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair, për donacionin e dhënë në këtë spital.
“Me respekt dhe mirënjohje Ju falënderojmë në emrin tim e gjithashtu prej gjithë Spitalit, për donacionin e dhënë për Spitalin të Specializuar Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Çair.
Kjo mirënjohje shkon personalisht për z. Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe gjithë personelin.
Me respekt: Drejtor – Dr. Bashkim Ismaili”.
Nga BFI njoftojnë se do të vazhdojnë me këtë praktikë që të ndihmojnë institucionet shoqërore që kanë nevojë për ndihma të ndryshme dhe gjithmonë do të jenë pranë popullit dhe shoqërisë.

Comments are closed.