Reisul Ulema i BFI-së vizitoi banorët e Shipkovicës

Shkup, 4 gusht – Me rastin e fatkeqësisë natyrore që e goditi rajonin e Tetovës, sot në Shipkovicë qëndroi Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari general, Irsal Jakupi si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë.

Mer këtë rast delegacioni i BFI-së, vizitoi banorët e kësaj ane, bashkëndjeu dhembjen dhe trishtimin e një dite më parë me këta banorë si dhe ju shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të  bashkëfshatarëve. Pas kësaj, delegacioni i BFI-së vizitopi edhe shtabin e emergjencës për t’u njohtuar për së afërmi me nevojat urgjente që i ka ky shtab për t’ju dalë në ndihmë banorëve të goditër nga vërshima katastrofale e djeshme. Me këtë rast, kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti, këtij shtabi ia dhuroi ndihmën e parë prej 60 pakove me artikuj ushqimorë dhe higjienik, ndërkaq kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi  premtoi se dy xhumatë e ardhshme në nivel të Republikës do t’i kushtohen solidaritetit me banorët e goditur nga kjo tragjedi natyrore që ndodhi në Tetove e rrethinë.

viber image shipkovice viber imageshiokovice3 viber imageshipkovice2 viber imageshipkovice4 (1)

Comments are closed.