Qentë lehin, karvani ec dhe ec

“Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon Allahut.” (En Nisa, 139)

 

Jemi dëshitarë të një shëmtie që po pezullon nëpër disa hapësira të papërfillshme elektronike e që po ndodhë si rezultat i veprimarisë së ulët të disa bastardëve të ngelur rrugicave të Shkupit nëpër të cilat kalojnë vetëm qentë e zgjebosur, ndonjë maçok i hutuar, ndonjë i paudhë dhe askush tjetër.

Ata që e tronditën mbarë shoqërinë myslimane në vend dhe më gjërë, duke u munduar që përmes stileve banditeske ta uzurpojnë BFI-në, pas dështimit të turpshëm të tyre në këtë aksion, tani e disa ditë i janë rrekur “aksionit” tjetër, i cili po zhvillohet përmes një sërë shkrimesh të padenja të quhen as paçavura dhe që po publikohen nëpër disa faqe inekzistente interneti. Ashtu siç janë këto faqe ashtu janë edhe shkronjësit, pra inekzistentë, anonimë. Nult! Po pse anonimë? Pse nuk dalin me autorësi të vërtetë. Natyrisht, thellë në ndërdijen e tyre janë të bindur se, nëse do ta shpalosin identitetin e vet prej shkronjësave, do të pështyhen e përbuzen me mllef nga mbarë shoqëria jonë myslimane.

I japin zor të shkrujnë dhe fshihen pas perdeve të çelikta! Bota akademike nuk guxon të lëshohet në kurthin e tyre dhe të merret me hije, ma anonimusë, me të paqenë, Bota akademike polemizon me shkaktarët e fenomeneve, ndërsa kur fshihen shkaktarët atëherë merren me fenomene, duke i zbërthyer ato dhe qëllimet e tyre vetë përmes fakteve të bollshme nga Libri i Shenjtë, Kurani, dhe nga Suneti i Muhamedit a.s. Bota akademike nuk e bën këtë zbërthim sa për t’i zhveshur shkaktarët, sepse, tashmë thamë, me shkaktarët anonimusë nuk merret kjo botë, por, zbërthimin e fenomeneve e bën sepse e ka obligim që t’ua tërheq vërejtjen myslimanëve që të ruhen nga kurthet e bastardëve anonimusë.

Ky grup horrash, tashmë i leçitur nga komuniteti i gjërë i myslimanëve, ka disa ditë radhazi që në shënjestër kanë vënë Hirësinë e Tij, Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepin? Po pse? Vetëm të tregohen se janë të aftë të ballafaqohn edhe me më të madhin që mund të jetë, prindi, babai i tyre? Islami e lejon që fëmija t’i drejtohet babait, por, ia ka vënë ca norma të komunikimit, të cilat janë bërë kod i mirësjelljes islame. Jasht këtij kodeksi, Islami gjithnjë kërkon që myslimani të ruhet nga armiqtë që shtiren “të mirë e të urtë”, t’ia shpreh një mospërfillje absolute munafikut. Muhamedi a.s. thotë: Allahu na ka obliguar që të jemi të urtë, të mos bëjmë padrejtësi në mes vete dhe mos ta nënçmojmë njëri-tjetrin” (Transmentojnë, Muslimi dhe Ebu Davudi). Në këtë rast do të reflektohet vetëm dashuria e njeriut për njeriun, do të nxitet shtimi i unitetit të Ummetit dhe, faktorët e jashtëm që do të mundohen ta dëmtojnë këtë unitet, do të pikin coftë përdhe.

Personat e kalitur nëpër rrugica qorre dhe të trimëruar nga rrugaçëria e tyre asnjëherë nuk dijnë ta respektojnë personalitetin e tjetrit, madje ia mohojnë edhe postin që e ka në profesionin e vet. Për krejt botën H. Sulejman f. Rexhepi është i njohur dhe i pranueshëm si Reisul Ulema i BFI në RM, ndërsasa për këta të paudhët ai është vetëm Sulejman Rexhepi. Po kur ishin nën çadrën e Sulejman Rexhepit, si quheshin ata? Dikush sekretar, dikush myfti, dikush drejtor, dikush referent, ndërsa sot, janë hiç asgjë. Sepse nuk e deshtën hijen e shëndoshë që ua bënte Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.

  1. Sulejman ef. Rxhepi, deshtën bastardët apo jo, tashmë është histori më vete, historia më e sukseshme e BFIsë që nga luftërat ballkanike, luftërat botërore e deri më ditët e sotshme. Sukseset që i ka arritur kjo BFI më në krye H. Sulejman ef. Rexhepin janë fakte të pamohueshme dhe botërisht të pranueshme, të cilat do të ngelin përjetë dëshmi e një përkushtimi të sinqetë, e një pune vetëmohuese dhe e një devotshmërie të denjë të Sulejman Rexhepit. Ky persnalitet ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe avansimin e jetës fetare dhe, nuk ka fuqi njeriu që mund t’i shlyej këto gjurmë të përjetshme të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Sulmet në drejtim të këtij personaliteti prej disa individëve të dalur jasht petkut profesional islam gjasojnë si ato plumba që drejtohen drejt pllakave të trasha prej çeliku… Prandaj, ky grup me vese rrugaçërie ka ngelur i vetmuar, i urryer prej të gjithëve dhe të papërfillshëm prej asnjë myslimani të vendit.

Nëpunësit e BFI-së, udhëheqësit e organeve, të institucioneve, profesorët, përgjatë këtyre ditëve të Ramazanit janë në terren, bashkë me xhematin e vendit. Të gjithë myslimanët e vendit shprehin një unitet të paparë, një përbashkim dhe një solidaritet në mes vete, por, pa dyshim që shprehin edhe një keqardhje të përzier me urrejtje kundër këtyre të paudhëve. Kjo është dëshmia më e mirë e situatës atkauel të BFI-së – si asnjëherë kaq e fortë dhe kaq shumë unike!

Qentë le të lehin, karavani shkon përpara…

 

 

Shërbimi për informim pranë BFI në RMUntitled-2211

Comments are closed.