Viktimizimi si shpëtim

Rreth problemit të shkaktuar në Bashkësinë Fetare Islame tashmë ekziston zgjidhja institucionale dhe ligjore! Ekziston një vendim gjyqi i cili është i plotfuqishëm dhe që thotë: personat që kanë uzurpuar zyrat e BFI-së menjëherë të dalin jashtë dhe të mos ushtrojnë veprimtari të tilla antiligjore në asnjë hapësirë tjetër që llogaritet pronë e BFI në RM. Tërë opinion mysliman është në pritje të respektimit të këtij vendimi nga ana e ithtarëve të anarkisë: Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skender Buzaku. Nga mbledhja e djeshme e Rijasetit, të gjithë këta persona shkarkohen edhe nga puna, duke iu bashkangjitur këtyre edhe Abaz Islami dhe Ismet Bityqi. Kjo është masa e mundshme e BFI-së dhe këto masa duhet të jenë të respektueshme prej të gjithë të punësuarve në momentin kur shkarkohen. Vendime të këtilla sillet vetëm pasi të konstatohen shkelje të rënda që bien ndesh me dispozitat dhe aktet normative të BFI-së. Ndërsa gjyqi, si pushtet i pavarur, sjell vendime kur subjekti është në konflikt me ligjet e shtetit. Vendimet e prera të gjyqit detyrojnë në zbatim urgjent të tyre. Nuk ka refuzim! Kush i refuzon përballet me organin që është i autorizuar për t’u përkujdesur për çuarjen në vend të vendimeve gjyqësore. Ky organ është policia!
Atëherë – çka presin këta persona? Kush janë këta persona që kundërshtojnë ligjet e vendit. Çka presin këta “anarkistë” (kështu quhen të gjithë ata që refuzojnë të njohin çdo ligj e mekanizëm ligjor të një shteti).
Janë pesë qytetarë të rëndomtë, të cilët rastësisht kanë kryer arsimimin fetar islam dhe që vullnetarisht kanë hequr dorë nga parimet e fesë islame. Nuk duan rend, respekt e punë, duan anarki, shpifje e përçarje!
Janë pesë qytetarë të rëndomtë të cilët me sjellje huligane kanë uzurpuar hapësirat por dhe kanë marrë me dhunë vulat e BFI-së. Ndaj dhe duhet t’u nënshtrohen procedurave dhe masave disiplinore që dalin nga korpusi i ligjeve të Kodit Penal!
Çka presin këta pesë qytetarë të rëndomtë, pse nuk veprojnë konform vendimit të Gjyqit?
Presin që “regjisori t’ua ndërrojë rolet? Meqë dështuan si dhunues, tani duhet të marrin rolin e viktimës. Tek viktimizimi presin shpëtim! Presin që të vijnë dhe t’i nxjerrin policët nga zyrat e uzurpuara dhe me këtë akt, mendojnë se do të arrijnë “t’i komprometojnë” organet e BFI-së. BFI “i nxori“ të lidhur jashtë zyrave “hoxhallarët”!
Ç’është e vërteta, mbarë Bota e di që BFI nuk i ka prekur, por, ky grup “puçistësh” u përball me mbrojtësit e rendit dhe të sigurisë sepse vepruan ndesh ligjeve të shtetit, ashtu siç do ta përjetojnë të gjithë kriminelët, hajnat, dhunuesit si dhe delinkuentët e ndryshëm që do të ndeshen me ligjet e vendit.
Në rolin e viktimës publiku vetëm se mund të të duartrokasë si aktor i shkëlqyeshëm, por asnjëherë nuk të merr për viktimë. Islami, veç të tjerash, është rregull, është ligj. Në islam nuk ka puç e anarki. Islami nuk i konsideron për pjesëtarë të vet puçistët dhe anarkistët.
Sektori për Informim i BFI

pucist

Comments are closed.