Myftinia e Tetovës Manifestim me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s.

te tee

Me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s. Muftinia e Tetovës organizoi Akademi solemne e cila u mbajt në Amfiteatrin e Artit Dramatik të USHT-së  (Qendra e Kulturës )-Tetovë.

Në këtë solemnitet morën pjesë, Kreu më i lartë i BFI-së në krye me kryetarin e saj Reisul-Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, muftitë e Muftinive të BFI-së të RM, Institucionet e Bfi-së, në RM, Kryetari i  Komunës së Tetovës, Trupi Diplomatik të akredituar në RM, Rektorët e Universiteteve USHT, BIU, profesoret universitarë, si dhe një grup i imamëve të Muftinisë së Tetovës.

Ky Manifestim filloi me lexim të Kuranit Famëlartë nga Hafizi Abdurahim ef. Murati. Më pastaj të pranishmit i përshëndeti Muftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, i cili tha se mbushja shpirtërore i jep mundësi njeriut që në këtë kohë të shpejtësisë informative ai të jetë më njerëzor, më pofesional etj.  E kjo bëhet me përkujtimin e personaliteteve të mëdha, në rastin konkret të Muhamedit a.s.

Kryetari BFI-së Haxhi Sulejman ef. Rexhepi në fjalën e tij për këtë rastë para të pranishmëve mes tjerash foli për vlerat morale të personalitetit të Pejgamberit as. në segmentet e ndryshme të jetës e në veçanti atë të liderizmit, duke theksuar se: “Ky sukses i ketij liderizmi ka vetë një rrugë ecje drejt Drites së Shenjtë, duke mbjellë besim e duke reflektuar sinqeritet. Ky ishte personaliteti që shembëllente në Muhamedit a.s.”

Momenti kryesor i këtij evenimenti ishte ligjërata e Prof. dr. Musa Musai e titulluar: “MUHAMEDI A.S. PARATRAJTË QIELLORE E VYRTYTËSISË NJERËZORE, SHEKUJT TË PËRMALLUAR PËR TË”

Dr. Musai në fillim foli për dy shtyllat kryesore të Kulturës; asaj konkrete dhe abstrakte, duke theksuar se e kësaj të dytës është kuptimi, dimension i të cilit „është shumë i rëndësishëm dhe ai që i mundëson vazhdimësinë kulturës.”

Profesor Musai përpjekjen e tij e përqendroi në „të kuptuarit e Pejgamberit të mëshirës duke sinkronizuar pikëpamjen e Kur`anit famëlartë në lidhje me portretin pejgamberian të Muhamedit a.s, si dhe pikëpamjen psikologjike të personalitetit të tij, duke e mbështëtur në të arriturat e kësaj lëmie për sa i përket mundësisë së të kuptuarit të natyrës njerëzore përmes një spektri introspektiv dhe vetaktualizues“.

Ligjeratën e tij Dr. Musai e përfundoi me këto fjalë: „Bota posedon miliona arsye se pse duhet rikujtuar përvjetorin e lindjes së personalitetit më të rëndësishëm të historisë njerëzore, e them përvjetorin e lindjes duke qenë i bindur se ai akoma është mes nesh me shembëlltyrën, butësinë, dashurinë e tij, është këtu në mesin tonë, në shtëpinë e çdo muslimani i cili me anë të salavatit e përkujton atë“.

Ky manifestim, më në fund u freskua me një pjesë muzikore mistike të ekzekutuar në Nej nga Doc. dr. Abas jahja.

Comments are closed.